Përbërësit:
250 gr margarinë
250 gr sheqer pluhur
2 sheqer vanilje
1 pluhur për pjekje
500 gr miell
marmelatë
100 gr çokollatë për zierje
100 ml qumësht
2 lugë vaj
kokos ose arra të bluara
Përgatitja:
Përziejmë margarinën dhe sheqerin pluhur si dhe sheqerin e vaniljes derisa të bëhet masë kremoze.
Shtojmë miellin e përzier me pluhurin për pjekje dhe e përziejmë derisa të bëhet një brumë i butë.
Nga brumi ndajmë toptha të cilët i bëjmë në formë paksa të zgjatur dhe i pjekim në 120 gradë për 60 minuta.
Pastaj pasi të ftohen i bëjmë nga dy duke i lyer me marmelatë dhe pastaj gjysmën e secilës biskotë e kalojmë nëpër çokollatën e shkrirë me vajin dhe qumështin.
Pastaj i kalojmë nëpër kokos ose arra të bluara.