Ballina Kulinari Receta e ditës/ Presh me beshamel dhe me miell orizi

Receta e ditës/ Presh me beshamel dhe me miell orizi

Përbërësit:

500 g presh
2 lugë vaj ulliri
1 lugë me susam të zi ose të bardhë
disa degë trumëz

 

Për beshamelën me miell orizi:

100 g gjalpë
100 g miell orizi
600 ml qumësht
pakëz arrë myshku
1 lugë të vogël kripë
pak piper të zi

Përgatitja:

Pastroni preshin mirë duke hequr pak pjesën e gjetheve dhe pritini në copa të mëdha gati më 3-sh.
Vërini të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini me kujdes që mos t’u prishni formën dhe renditini në një tavë të lyer me vaj ulliri poshtë. Shtoni gjethe trumëze, pak piper të zi dhe kripë.

Ndërkohë, përgatisni beshamelën duke shkrirë gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni, por mos e lini të marrë shumë ngjyrë. Hiqeni dhe shtoni qumështin, përziejeni vazhdimisht që mos t’ju bëhet me kokrriza dhe vendoseni përsëri në zjarr që të trashet. Shtoni kripën, piperin dhe arrën e myshkut dhe lëreni mbi zjarr duke e përzierë pa ndalesë derisa të trashet dhe të bëhet e kremtë.

Shtoni salcën sipër preshit, duke e mbuluar plotësisht. Spërkateni sipërfaqen me susam dhe pak vaj ulliri sipër.
Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të jetë e thekur mirë.

Shërbejini të ngrohtë.