Lamtumirë, prof. MET GJERGJI

Nga Agim Bajrami – Durrës

Sot mbylli syte ne banese te harruar , i shoqeruar vetem nga heshtja dhe heronjte e poezive te tij nje poet, perkthyes dhe njeri i shkelqyer , Met Gjergji.

Ndonese jeta dhe vdekja kane ligjesite e tyre, me dhimbset fjala, kur e bej kete pohim te dhimbshem per te.

Prof.  Meti, i njohur nga te gjithe ne rrethet letrare te qytetit ,sa per vargjet e tij gjithe nerv dhe jete, aq dhe per natyren e tij rebele, tani nuk eshte më.

Fryma e tij ngriu ne hapesiren mizerabile te nje spitali te mjere qytetes, duke marre me vete edhe pengjet e tij te shumte, por edhe neverine per cinizmin dhe harbuterine e kesaj bote dhe shoqerie perverse.

Ne shumicen e hereve ai rrinte gjithmone vetem,jo se nuk i donte miqte, por sepse i urrente shoqerite hipokrite.

Met Gjergji ishte Met Gjergji deri ne fund.

Dashnor i se bukures, por edhe stigmatizues i se shemtuares.

Ndonese e njoha shume vone, me mjaftoi te krijoja per kete njeri idene, se ai vinte nga treva e letrave, per te qene gjer ne fund skllav dhe dashnor i tyre, jo per t’u ndjere i lumtur me to, por per te vuajtur dhe rrezikuar nga prania e tyre.

Ai e kishte kuptuar filozofine e martirizimit per te bukuren, ndaj dhe e pranoi me kenaqesi kete sfide.  Ne vitet e diktatures provoi nje sere ndjekjesh dhe persekutimesh, ndaj me ardhjen e demokracise ai vuri ne trup krahet e nje zogu dhe i ra kryq e terthor botes si nje eksplorator i palodhur i saj. Qe nga Afrika e Zeze, deri ne ne ekstremet aziatike, ai u kthye prej andej me impresione nga me te ndryshmet. Mund te them me plot gojen qe ai ishte nga te vetmit krijues qe zoteronte ne arkiven e tij kaq shume impresione udhetimesh , por edhe aventurash interesante. Thuhet se ka udhetuar gjer ne mbreterine e fiseve kanibale te Kenias ne Afrike. Nje pjese te tyre i hodhi ne librat e tij “Afrika ime “, “Telashe doganieresh” , por duket se nuk i mjaftonte nje jete per ti hedhur te tera.

Natyre e vertete bohemi dhe poeti, te shkrira ne nje. Ndaj ishte kenaqesi qendrimi prane ketij njeriu kaq interesant. Shpesh te krijohej pershtypja se kishe perballe nje Magelan te vertete te koheve moderne. Me tingellojne ende ne vesh notat e shtruara te zerit te tij prej njeriu babaxhan Ze prej valesh lumi dhe qiejsh udhetimesh. Ai edhe kur fliste dukej sikur recitonte ,

Prof Meti ishte edhe nje perkthyes shume i mire. Ne bilioteken time kam Antologjine e poezise rumune ,dhe te poeteve italiane te jugut. Kam edhe Ghibranin qe ma dhuroi para disa muajsh. Kohet e fundit u semur.

Ashtu ne vetmi u mundua ta perballonte semundjen. Nen shoqerine e librave dhe kujtimeve te tij si dallget e nje deti.

Ai ishte nje njeri qe e vuante mungesen e miresise,dhe prej kesaj mungese te madhe e pesoi .

Lamtumire, prof Meti!

Te qofte i lehte dheu i vendit tend qe s’te kuptoi!

Ngushellohu se nuk je i pari qe e vuan kete keqkuptim, as i fundit.

Durrës, 13 gusht 2018