Investime në shkollën e Fierzës

Në këtë shkollë, që shikoni në foto, deri para pak ditësh i gjithë shiu dhe furtuna që binte jashtë futej brenda shkollës, për shkak të amortizimit dhe prishjes së çatisë.
E ndjeja si detyrim moral që si bir i kësaj zone të kontribuoja sadopak për të përmirësuar kushtet e kësaj shkolle, ndaj vendosa që të investoj për të ndërtuar nga e para çatinë e shkollës.
Nga sot mbi 400 nxënës të fshatrave të Fierzës, Rajës, Ponarit, Dushajt, Tplanit, Degës, Lekbibajt etj., do të zhvillojnë mësimin në kushte normale në Shkollën e Mesme të Bashkuar Fierzë pas rikonstruksionit të çatisë së shkollës.
Shumë shpejt kësaj shkolle do t’i dërgohen edhe 20 kompjutera dhe materiale të nevojshme për klasat.
Më herët, në cilësinë e Konsullit të Nderit të Japonisë në Shqipëri, bëra të mundur përthithjen e investimit të Qeverisë Japoneze për të kryer rikonstruksionin e brendshëm të kësaj shkolle, duke i ardhur kështu në ndihmë komunitetit të Fierzës dhe gjithë fshatrave përreth.
 

Avni PONARI

Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri