Ikja e poetëve!

Nga Ilir Kadia – Tiranë

Ai më dha të lexoj poezite e librit të ri në bocet! I kish shume të ndjera! Jemi miq prej afro 40 vjet tani.
-A di ndonjë mundësi si iket?- më tha befas.
– Për ku,për Sarandë? – i thashë sikur se kuptova për ku. Pastaj edhe pse e di, ai vdes për detin.
– Jo,më tha,për Gjermani!
Mua mu duk sikur pashë Frederik Rreshpen në vend të tij. Në çast kostumi i tij mu duk i ronitur dhe mjekrra e vjetër si e tij.Ndoshta ngaqë e dija miqësinë e fortë mes tyre.
-Nuk kam asnjë kacidhe,më kupton?!Ka dy vjet që s’fus asnjë lek në shpi…
Mbylla syte dhe përfyturova ikjen varg të poetëve.Largimin, nga degët e pemëve të Tiranës, edhe të harabelëve të fundit! Tharjen e degëve e kthimin e tyre si thonj monstre!Tiranën nën pushtetin e minjve! Llahtar! Kob!
Jo, i thashë.Nuk duhet të ikësh!Duhet të shkruash qoftë edhe me bukë e ujë!E ndajmë përgjysëm bukën!
Po t’i ikin edhe poetet Shqipërisë… Ajo vdes!