Fatime Sokoli, për Ty, motër, vajton bilbili

Nga Fran Ukcama – Fier

E kam pasë shoqe në shkollë,
kishte shpirtin si flori,
kishte synin një Valbonë,
kishte zemrën Dragobi..

Ka piskatë si pisket zanë,
qysh se ishte klasë e pestë,
ndalte e ndiente hana,
dielli i shkrinte retë,,

-Jam një çikë nga Dragobia!
Kenga e zaj e mbbeshtolli Kombin,
himni i saj ka kenë liria,
dufi i saj e shkunte trollin!!

E kam pasë shoqe në shkollë,
dhe kolege në kulturë,
ajo ishte shqipe- Shotë,
ajo shqipe në flamur!!

Alpet po, m`i thonin, çikë,
Shqiperia e pat zonjë,
kenga e saj jeton te qiejt,
kurmi i saj, prehet në tokë..

Kah bjen bjeshka, kah bjen vrrini,
kah Çeremi, Doberdoli,
nis prej Tivari e Nishi,
e drer n` Jug te Konispoli..

Si ajo bilbile bjeshke,
jo qebesa s` ka nohë Kombi,
një të dyte këkrekund s`e gjeta,
s` ka si Fatime Sokoli..

Kjan Kollata veshë në zi,
kjajnë bilbilat n` bjeshkë e n` vrri,
Dragobia, pyet n` trishti,
Çou, Fatime, ku je bijë!!

Dil edhe i herë te skena e gurit,
kendo si kendoje dimer e verë,
hyp te shpella e Bajram Currit,
thur epikat, ti burrneshë!!

E kam pasë shoqe shkolle,
e kam pasë legjendë e mit,
ishte zani i një epoke,
Ylli që kurrë nuk u fik!

Ah Fatma, Fatime Sokoli,
ti m` je borë një zambak,
njëmijë vjersha- elegji,
ti kushtoj po m` duken pak..

Pak po m` duket edhe himni,
ti zanë bjeshke mbi Kollatë,
Ti Jezerca. n`qerpik dielli,
Je Kometa shpirtit flakë!!