Gazetari Baton Haxhiu e ka përcjellë Hashim Thaçin edhe në bregdetin shqiptar. Ata kanë shkuar bashkë në jahtin e Behgjet Pacollit. Shefi i Shtetit ka shkuar në pushime vetëm pak ditë pasi Baton Haxhiu i dha përkrahje publike idesë së korrigjimit dhe shkëmbimit të territoreve.
Sidoqofte, relaksit në bregdetin shqiptar gjatë këtyre ditëve të nxehta nuk u kanë rezistuar as krerët më të lartë shtetërorë të Kosovës.
Sot në plazhin e Shëngjinit janë parë presidenti Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, të cilët me vete kishin marrë edhe analistin Baton Haxhiu.
Periskopi ka siguruar disa pamje teksa të tre argëtohen në plazh dhe lahen në det në turmën e njerëzve të tjerë që kanë shkuar për pushime atje.
Presidenti Thaçi shihet se ka vendosur një kapelë, por që vërehet mjaft mirë identiteti i tij.
Kujtojmë që para disa ditësh edhe kryeministri Ramush Haradinaj ka kaluar pak kohë në bregdetin jugor të Shqipërisë.