Nga Ismet Tahiraj – Kosovë
1.Veç bie me sy i pangimë
2. As i hurit, as i konopit, po i hajës
3. Në arën pa valartarë, gjarprijtë hazer
4. Barkun e fortë se gjithkah kullotë
5. Më të përronjëve u bë vëlla.
6. Sokak i pa shtruem, si dysheku i hedhun
7. Kosa qe s’pret dorën, e vret
8. Kallamoqi kosh e buçuku bosh
9. Dhentë e dhitë përçiten me thi
10. Versije verem i zi shtëpi
11. Kukurijet e tepërta, janë si balta e vadave
12. Mos u bë tarak në arën e huaj
13. Dremitja e fuqia, janë shenjë pleqërisë
14. Më biçikletë nuk hipet në plep
15. Dregëza që s’përthahet, lëkura përçahet
16. Ai që mbyll bibliotekë, vetja i ka vdekë
17. Pas furtune shkundën kallëzit e grurit
18. Çdo herë mos i thuaj vetit ham dreq
19. Njeriu vejan murmuron si hajvan
20. Sadaku i kresë është dija e dhanur
21. Njëqind djaj s’mund te trembin, dy hamaj të çmendin
22. Më krip mos e tepro, pa krip mos jeto
23. Nëse shkallë, shkallë ke zbritur, nuri yt zdritë
24. Dimri është xhehenem, pranvera xhenet jo i rrenë
25. Mos ia fut vetit kavallin, kurrkush s’ta heq sikletin.
26. Në pastë marr zjarr pushka, mos u sill tek krushka
27. Secila pemë dhe secili vende, krenohet me te vetin send
28. Fasule për darkë, bri e bark t’i hallakatë
29. Nëse ujin e ke ndytë, t’i verbon sytë
20. Mendjen ta fal zoti, heroizmin ta jep kombi
31. Mos e ndreqesh boten, mos ia trash baltën rrotës
32. Edhe mulliri ha bullgur, por barku si dhemb kurrë
33. Më shumë sosë dashuria, se gaca e shpupluar ne dorë
34. Mos ik si lepuri, pa i gjetur shteg vetës
35. Më kosë kositen luadhet, me drapër nuk krasiten gardhet
36. Toka haraçin ta vjel, atëherë kur ne gji te merr.
37. Uji ta nxjerr shpirtin, uji ta freskon xhanin.
38. Kur kqyresh ne pasqyre te ujit, drojë te marrin qipujt.
39. Qepet tavan, borxhi te rri sahan.
40. Lulja e ka helmin, dhe erën e mirë.
41. Hajrullah te shtëpia, lopë nëpër bija.
42. Haja e tepërt nderë për nevojtore.
43. Pa laps pa fletore, si eshka pa unur.
44. Vëllait mos ia ve lakun, se dikur përthurësh vet ne te.
45. Udhët qe t’i çelin fqinjësia, drojë se nuk t’i don shtëpia.
46.Tri taborre fjalë,e pleshta trupit vërdall
47. Mos ke erë spijuni ,se erë goje ka gjithkush
48. Shkallë të parë mori në thua,e tjerat zot a i ka harruar
49. Mbasë ujit të turbullt,mbetët lyshtrat
50. Mos i paq frenjtë për vete,të huajit të pëgjakun krejt
51.Mos kosit me kosë pa çekan
52.Prej sokolit mos u ba sorrë e pa rodit
53.Borxhi edhe te përgjak
54.Turlja e shpon gjithsekund po ne lloç thyhet
55. Edhe prita ka pritat e veta.
56.Karakteri nuk kalitet me çekan
57. zojë e randë po çitjanet e shkyra
58.lësho udhë ne dash me gjet shteg
59.ugaret e vjeshtës bereqetet e pranverës
60.Buçuku ta sjell bereqetin po edhe fikën
61.prej bregut s’arritën qershit
62.Fushës edhe bajga e rritë barin
63.penjt qepin stofin po dhe qefinin
64.treni ne shinat e tij po dhe mendimi ne kufinin e vet
65.sopata e huaj oxhaku mbetet pa dru
66 Mos shqelmo dashurin ,ne kohën e stuhisë.
67 . Mos e pështyj dashurin, fytyrën tende e shlyen.
68. pa ujë e pa dashuri jeta s’ka as një minutë rendësi.
69. Sytë janë busulla e dashurisë
70. Dashuria në çengelat e duarve ,është me i fort se graniti i provuar.
- Secili njeri qe e ka prushin e vet, le ruhet se ai e djeg
- Mos humb çelësin e shpirtit, se mbetesh vet i ngujuar
- Ne secilën sofër qe ulesh beje bekimin,përkujtoje edhe tradhtinë
- Më fort frikësohu jorganit,se sa fushës
- Aty s’mund ti vesh thembrat, mos ve as shputat
- Kur ta mbyllesh një shkollë e ke verbuar një popull
- Ara do farën ,po edhe djersen e ballit
- Kur lumi vërshon ,ai për ndërgjegjeje s’dëgjon
- Neper dritare vërtet hynë rrezet e diellit , nga goja dalin fëlliqësirat
- Mos e sakato pemën,se edhe ajo e ka nëmen
- Nëse s’ndihesh i gjallë, se paku mos u bë buklës
- Atë që ia paguan secilit ,paguaje një herëve edhe vetvetes
- Konakun ku fle mos përmjerr
- Qengjat ne thark ,mos i lë vetëm për therje
- Ashiknin që e ka çika, t’ia bekoj djali.
86. mos e bëj fjalën alamet,por mos e lë edhe skelet
87. fusha i ka bukurit e veta ,por edhe prapësitë fort te nxehta
88. hataja nuk vjen veç nga mali ,po vjen edhe nga luadhi
89. kungulli s’ka më i mirë për pite,por njerëzit s’duan te mbesin kungull
90. nuk djegin sytë veç prej tymi ,po edhe prej ç’ farë do trimi.
Ismet TAHIRAJ
Sqarim
Fjalë e urta shqipe qe jam autor i tyre , i kam nxjerr apo herrë nga biseda e lira me njerzë dhe ne mjediset ku është bërë biseda kam ruajtur apo marr atë fjalë qe kishte vlera te urtisë dhe humanitet njerëzor .
Është një dallim i madh mes fjalëve pupullore dhe fjalë te urta shqipe ngase u njihet autori.