Dialogu Kosovë- Serbi dhe “Plani “B” i Presidentit Thaçi

Nga Mujë Buçpapaj

Ndërsa dialogu Kosovë- Serbi, i nxitur nga Bashkimi Europian, është duke hyrë në fazën përmbyllëse, të paktën me këtë format, opinioni publik dhe politik në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginën e Preshëves dhe Mal të Zi e rajon, duket i ndarë.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, ndërsa ka insistuar prej shumë kohësh që Serbia të marrë dicka në këmbim të njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, tanimë ka dalë hapur dhe flet për shkëmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke nënëkuptuar territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dalë me tezën e korrigjimit të kufijve, duke kërkuar që Lugina e Preshevës e banuar me shqiptarë etnikë, t’i bashkohet Kosovës, ndërsa, nuk ka deklaruar qartë se cfarë lëshimesh do t’i bëhen Serbisë në këmbim të njohjes prej saj si shtet i pavarur dhe cfarë do t’i kërkojë Serbisë për shqiptarët në rajonin e Sanxhakut dhe pjesë të tjera të Serbisë.
Ajo që duhet thënë qysh në fillim duket qartë se përmirësimi i dialogut Kosovë- Serbi, me këtë format duket gati si një humbje kohe, sido që dialogu i sterzgjatur ka zgjidhur disa ceshtje të vogla teknike dhe bërë përpjekje për të krijuar një klimë mirëbesimi mes palëve esktremisht të ndara.
Serbia, duke refuzuar njohjen e shtetit të Kosovës, në fakt e ka reduktuar nivelin e dialogut në trajtën e asaj që i pelqen ta emerojë “sipas kornizës juridike të rezultës 1244” (sido tashme të vdekur, pasi Jugosllavia nuk ekziston më dhe Kosova është shtet i pavarur ), pra me “provincën e saj.” Ky është një gabim i palës shqiptare dhe i ndërmjetësuesve të BE-së, prandaj duhet një ndermjetësim më i fortë, me garanci më të forta që mund ta bëjnë vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) dhe NATO.
Pra ceshtja është që Serbia e cila mban të pushtuar me forcë Mitrovicën e veriut edhe pas 12 qershorit 1999, duke bërë realitet një spastrim të pastër etenik të shqiptarëve dhe për fat të keq nën hundët e qeverive të Kosovës, pasi zvarriti për vite me radhë procesin e dialogut tani kërkon aneksimin e këtij rajoni!
Nëse negociatorët e Kosovës pranojnë të bëjnë legalizimin e faljes së këtyre trojeve shqiptare të okupuara nga Serbia për hir të fillimit të procesit për anëtarësim në BE, do të ishte një gjë e tmershme. Ne kemi pritur që dialogu të çonte në njohjen e Kosovës me kufijtë e saj ekzistues dhe jo integriteteti i saj të vihej në diskutim.
Ashtu siç rekomodojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë “Shtetet e Bashkuara duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe BE duhet të emërojnë të dërguar specialë për dialogun, të cilët duhet të nxisin të dy palët të bëjnë kompromise.”
Por ndërsa duket nxitimi i Rusisë për të qënë aktore në këtë fazë të re të bisedimeve Kosovë –Serbi, ajo që të trishton është mënyra se si faktori shqiptar po i qaset këtyre bisedimve.

2.
Prezentimi i politikes shqiptare në Prishtinë si e përcarë dhe pa konsensus qoftë edhe për ceshtje të tilla si arritija e një marrëveshjeje me Serbinë, ka lënë një shije shumë të hidhur në opinionin kombëtar.
Së pari si një klasë e papjekur politike, së dyti si një elitë që nuk është në gjendje të përballet me ceshtje të tilla sic mund të jenë diskutimet për shkembim poullsishë apo terrritoresh, korrigjim, apo thjeshtë bisedime me një shtet tjetër, së treti si një klasë që të krijon përshtypjen që po vë në plan të parë interesat e politikës së brendshme, të karrierës apo dominimit të ardhshëm elektoral se sa atë kombëtar dhe së pesti si një grup politikanësh që nuk nxjerrin mësime nga deshtimet e të kaluarës në bisedimet me Serbinë me ndërjemtësimin e BE-së.Për këtë mendoj se përgjegjësinë kryesore e mban Presidenti Thaçi i cili duhet ta manxhojë më mirë këtë situatë, duke hequr dorë nga fjalori arrogant dhe etiketimet ndaj kundërshtarëve të tij politikë, duke luajtur atë rol që i ngarkon kushtetuta, faktor uniteti.

3.
Ata që mendojnë se Hashim Thaçi është “tradhëtar” e kanë gabim, po ashtu edhe atyre që Thaçi u drejtohet si “tradhëtar” është përseri gabim. Të gjithë e duan Kosovën një vend të lirë, unik dhe të begatë në paqe me vetën dhe të tjerët, kjo nuk ka asnjë mëdyshje.
Thaci nuk është duke gabuar pse po artikulon ceshtjen e rishikimit të kufijve në Ballkan, pasi ata do të rishikohen, edhe sikur të pëlcasin të gjitha “kujtijat e pandorave” të botës, por po gabon që po e përsonalizon ceshtjen. Ai nuk është as analist politik, as opinionist, as akademik i pavarur, dhe as zyrtarë dosido që mund të thotë cfarë të dojë. Ai është kryetar shteti dhe ai duhet të jetë i fundit që duhet të thotë fjalën, duhet të jetë mbikqyrërësi dhe grantuesi i kushtetueshmërisë së procesit dhe jo protogansti krysor.
Thaci me të drejtë ka folur si krynegociatori shqiptar prej disa vitesh bisedimesh me Serbinë dhe tani jemi në fillim të një debati që mund të prodhojë një konsensus të veshtirë, por edhe përcarje dhe mospajtime të përhershme.
Gjërat nuk janë kundër Thaçit si ide. Por ai vetë ka kërkuar dhe ka gjetur kundërshtarë të ideve të tij. Debati nuk ka gjë të keqe, por zyrtarët e shtetit ndryshe nga shoqëria civile, debatin e zhvillojnë në institucione. Thaçi do të duhej të konsultonte mirë kushtetuten, të rifreskonte koptencat e veta me një mbledhje urgjente të parlamentit, ose ta zgjeronte ekipin negociator, të kërkonte mbeshtetjen dhe përfshirjen në bisedime të SHBA-ve dhe NATO-s si cliruesit e Kosovës, si sponsorizuesit kryesorë të Pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Nderkombëtare të Dretësisë, si ruajtësit e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe investuesit e demokraicë, njohjes ndërkombëtare të Kosovës, por edhe si nënshkruesit e Marrëveshjes së paqës se Kumanovës të 9-10 qershorit 1999 mes NATO-s dhe palës së humbur Serbisë. Të kërkonte gjithashtu mendimin e botës akadimike, të mediave dhe shoqërisë civile.
Kjo e fundit mund të përfundonte në një konvergim të shëndoshë qëndrimesh, por edhe në skena teatrale të patriotizmit që do të frenonin proçesin.
4.
Ndërsa vërejtjet janë drejtuar ndaj Presidentit Thaçi, mëndoj se të gjithë duhet t’u përgjigjemi disa peytjeve: A mund të ecë përpara Kosova, të zhvillojë një demkraci të qëndryshme dhe begatojë popullin e vet me një shtet serb brenda shtetit(Mitrovica e Veriut, apo Asosacioni i Komunave Serbe), me enklavat serbe në brendësi, me listën serbe në parlament, me kishen serbe nëpër këmbë? Mendimi im është se kjo është e pamundur.
Nga ana tjetër shqiptarët cdo hap duhet të hedhin në pajtim me SHBA-të dhe aleatët e tyre përendimorë, ndërkombëtarë.
Shqiptarët duhet ta dinë tanimë se nuk e cliruam të vetëm Kosovën, por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe sic u shpreh ambasadori Amerikan në Prishtinë, ata vazhdojnë të jenë aleatë të fortë të shqiptarëve, por edhe aktorë të pashmagshëm të procesit. Nëse Shteti shqiptar do të kishte marrë pjesë në luftën e viteve 1998-1999, Kosova do të ishte bashkuar me Shqipërinë me 12 qershor 1999, dhe nuk do t’i kishim këto diskutime me Serbinë 20 vjet pas luftës, nuk do të kishim një territor në veri të lumit Ibër nën kontrollin e Serbisë dhe shumë probleme të tjera që po e mbajnë pëng Kosvën.
Të gjithë shqiptarët duhet të pyesin vetën, përse edhe 20 vet pas Çlirimit të Kosovës , Mitrovica e Veriut qeveriset nga Serbia, adminstrohet nga Serbia? Kontrollohet nga Serbia ? Përse asnjë qeveri deri më tani nuk ka bërë përpjekje serioze dhe të verteta për ta rikthyer atë nën autoritetin e Prishtinës? Justifikime mund të ketë me mijëra, përfshirë edhe më kryesoren, presionin ndërkombëtar për të mos trazuar ujërat në veri, por ky hezitim ka rrënuar autoritetin e shtetit të Kosovës, në të vertetë e ka ndarë Kosovën. Duke shfrytëzuar këtë fakt në terren, Serbia i ka nisur bisedimet supëriore në raport me Kosovën, ndërkohë që duhet të mbante përgjegjisinë e palës së mundur në luftë, e palës që ka kryer genocid shumëvjecar në Kososë dhe pastrim të eger etnik ndaj shqiptarëve.

5.
Përvec kësaj Serbia ka hyrë në bisedime me Kosovën pa e njohur pavarësinë saj, Serbia ka hyrë në bisedime duke mbajtur të pushtuar rajonin në veri të lumit Iber, Serbia ka hyrë në bisedime me Kosovën pa bërë asnjë lëshim, ndërkohë që përfituar të gjitha favorët nga BE, Kosova nuk ka përfituar asgjë të rëndësishme deri më tani nga këto bisedime. Fakti i refuzimit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës është mjaft domethënës.
Për cudi BE i ka hapur negociatat Serbisë duke mos vënë si kusht njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe as heqjen dorë nga kontrolli i rajonit në veri të lumit Ibër. Prej fillimit kam shkruar se Kosova nuk duhet të kishte hyrë në bisedime me statusin e paragjykuar nga Serbia, me stausin e kushtetutës serbe që e trajton akoma si krahinë, apo rezolutes së vdekur 1244.

6.

Nuk ka pikë dyshimi se shqiptarët nuk e kanë arritur akoma atë që duan dhe plaforma e bashkimit me Shqipërinë e Kosovës, Maqedonisë perëndimore etj, është aktuale, biles e pashmangshme.
Ashtu sic mendojnë shumë autoritete ndërkombëtare perëndimore, prej gati dy dekadash, duhet të ketë një konference nderkombëtare ta zëmë në Uashington, apo Berlin, që ta zgjidhë njëherë e mirë ceshtjen shqiptare dhe ceshtjen serbe.
Kësaj konference duhet t’i paraprijë një referendum
ku shqiptarët e Kosovës, shqiptarët në Maqedoni në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi dhe keshtu me radhe të pyeten se në cilin shtet duan të jetojnë. Po kështu nga ana tjetër duhet pyetur edhe serbet në Republikën Serbcka në Bosnjë Hercegovinë dhe kroatët në këtë federatë, nëse duan të bashkohen më Serbinë dhe Koracinë. Shtetet multietnike kanë deshtuar fatalisht në Europë, aq më tepër në Ballkan.

Nëse shqiptarët duan t’i bashkohen Shqipërisë, serbët Serbisë dhe kroatët Koracisë, kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës shekullore ballkanike.
Le të mbetët një shtet i vogël boshnjak në Bosnje, një shtet i vogël sllavo-maqedonas në Maqedoni dhe paqja të jetë e garatuar.
Kot sa frikësojnë opinionin ata që flasin për kutinë e pandorës, pasi kjo pjesë e botës që quhet Ballkan, kurrë nuk do të gjejë prehje pa bashkimin kombëtar shqiptar dhe pa bashkimin kombëtar serb. Për këtë shqiptarëve dhe serbëve u duhet një marrëveshje për të ecur përpara, në planet e tyre kombëtare. Vetëm atëherë do të vendosen ekuilibrat mes shqiptarëve, serbëve dhe grekëve. Vetëm atëherë do të marrin fund vuajtet e shqiptarëve. Një gjë duhet ta dimë të gjithë, NATO-ja nuk do të qëndrojë përjetësisht në rajon, prandaj duhet gjetur dhe kërkuar zgjidhje të qëndrueshme.
Nuk dihet që cili do të jetë plani “ B” i presidentit Thaci, por nëse është plani i bashkimit kombëtar atëherë duhet mbështetur.
Një Shqipëri e bashkuar do të ishte një aleate e fortë e SHBA dhe perëndimit, një demokraci funksionale e bazuar tek sipërmarrja e lirë dhe garantimi i lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve të saj. Vendi nuk do të ishte në krizë për cdo krizë dhe i lehtë për t’u destabilizuar nga grekët dhe serbët sa herë që t’u duhet, sic kanë bërë prej këtu e 100 vjetësh të shkuara. Por një shtet shqiptar i fortë me fytyrë perëndimore.
Një grup ish- kombandantësh të UÇK-së, tani në krye të Kosovës si Haradinaj, Thaci, etj, u takon që ta përmbyllin atë për cfarë kanë kapur pushkën në dorë në Luftën Clirimtare të viteve 1998-1999, bashkimin Kombëtar. Që të arrihet kjo duhet një marrëveshje me armqitë historikë të shqiptarëve sic janë serbet. Më mirë paqe se sa luftë, por edhe nëse do të duhet bërë luftë, fitorja do të jetë e shqiptarëve.
Shqiptarët si gjithmonë nuk kanë qënë dhe nuk janë luftënxitës, nuk kanë asnjë platformë për të shfarosur serbët, sallavomaqedonasit apo grekët, sic në të vertëtë ata kanë patur dhe kanë akoma ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët i besojnë paqës pët të ndërtuar një të ardhme europiane në rajon dhe nëse i ka ardhur koha për të patur një marrëveshje me Serbinë, kjo do të vinte një ditë dhe të gjithë në Prishtinë duhet të ishin përgaditur. Por sic thuhet rëndom nga zyrtarët e Kosovës per hir të anëtarësimit në BE, të bëhen leshime ndaj Beogradit është gabim. Edhe Shqipëria për hir të integrimit në BE ka bërë leshime të rënda ndaj Greqisë me varrezat greke, me shkollat greke aty ku nuk ka asnjë grek dhe marrëveshjen e shfuqizuar të detit. Kosova nuk duhet të nënshkruajë kurrë marrëveshje që do t’i vajtonte për breza me radhë. Kur t’i vijë koha Kosovës që të anëtarësohet në BE, me siguri Unioni do të jetë shperndarë.