Plavë, 10 Gusht 2018
Këshilltarët e shumicës parlamentare në Plavë, zgjodhën sot për kryetar të Komunës Mirsad Bajraktareviq nga radhët e Social Demokratëve. Kuvendi gjithashtu zgjodhi edhe nënkryetarët e Komunës Dr Bllazhi Stijoviq dhe Nihad Canoviq, po ashtu nga radhët e Social Demokratëve.
Për Bajraktaroviq, Stijoviq dhe Canoviq votuan keshilltarët e shumicës parlamentare të përbërë nga Social Demokratët, Partia Boshnjake, Partia Demokratike e Socialistëve dhe Alternativës Shqiptare.
Kuvendi Komunal i Plavës, numëron 31 këshilltarë, ndërsa pjesë e shumicës parlamentare janë 24 këshilltarë dhe përbehet nga SD, BS, PDS dhe ASH.