Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova vizitoi Beogradin, ku specifikoi se çfarë Moska nuk do të pranonte lidhur me çështjen e Kosovës.
Ajo tha në një konferencë shtypi me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Moska mbetet e qëndrueshme për Kosovën, por se ajo do të mbështesë një marrëveshje që është e mirë për Serbinë.
Zaharova theksoi se Moska nuk do të pranojë “gënjeshtrën që Kosova është e ndarë nga Serbia me referendum”.
Kujtojmë, Maria Zaharova deklaroi se Rusia ka një qëndrim të qëndrueshëm nga i cili nuk do të largohet dhe të mbrojë respektin për të drejtën ndërkombëtare.
E pyetur nëse Rusia ka problem ndryshimin e kufijve në Ballkan, me rastin e demarkacionit mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ajo vetëm nëse ajo do të ishte “një çështje më shumë për Serbinë dhe qytetarët serbë” dhe se Rusia mbetet konsistente ku pozita e së cilës nuk është “teorike”, por “praktike dhe i bazuar në të drejtën ndërkombëtare”.