Trevargsh nga Qazim SHEHU
+++
Bjeshkë me borë,
Me kohë bardhësia
S`pati të tillë kurorë.
+++
Me orë vërtitem
Krojet e buzëqeshjes
U kthyen në stalagmite.
+++
U plak ky lis
Rrufetë duke pritur
Asnjë mbi të nuk ra.
+++
Gji i gurrës
Nga amë e tokës rrjedh
Udhëtarin deh.
+++
Vetja ime ngarkohet
Me grimca të ditës
Gurë të mëdhej.
+++
Ulërasin qentë
Për mungesë të bukës
As kocka s`u hedhin.
+++
Je qumësht zogu,
Butësi e këndellur
Trishtohet në pelin shtogu.
+++
Sa e sa burra
Rrotull të erdhën,
Flutur tek furra u dogjën.
+++
Nga drobitja largoj
Moshën që ikën
Në gotë rrezesh hurp ditën
+++
Shullëhet gjarpri në diell
Me cfurkun e dhëmbit
Ckërmit trishtimin e thellë.
+++
Moj e mira e folklorit
I largohesh nderit të humbur
Të vajzës së ish malësorit.
+++
Mëkati në litar
Kokëzohet
E pret shpatë e fjalës.
+++
Plagët e zemrës shërojnë
Njëra tjetrën në mote
Kur shpresë jep fjala jote.
+++
Don Kishoti nguli
Shtizën në asgjë
Bota flet për të.
+++
Na ikën ikjet
Për të mos ardhur më,
Qirinjtë ndizen pa u thënë gjë.
+++
Flakëron epsh i ditës
Ftohje e pritshmërive që s`vijnë
Dritat heshtin me harbim.
+++
Parajsa u shpik për ngushëllim
Vetëm ferri ekziston,
Duke të parë ty mjafton…
+++
Jeta griset
Në faqe gazetash
Kronikë të metash.
+++
Gjithë fjalët e deritanishme
Vijnë tek një pikë
Fjalën e fundit pa mbërritë.
+++
Shkumën e rrezeve
Mbush dielli me aromë
Duart e gjetheve lajnë hijet e vjetra.
+++
I trembem tundimit,
Djallit apokaliptik,
Do e hedh hapin jetik.