Nga Namik Selmani
Mund të më afronin kafenë në tryezat e jahteve më luksoze.
Nga ato që bredhin porteve si parajsë a si një ëndërr.
Veç shijen e duarve të nënave çame që gostisin mes ode
Vështirë se do besoja se do të ishte pak më e ëmbël.
Mund të isha para stjuardesave të shumta sipër një avioni
Që një çast të ofrojnë pije, kafte të ftohta e të nxehta.
Oo, veç lëngun e trëndafilëve nga baçja e ballkoni
Vështirë të besoja se do i shijoja sërish ndonjëherë.
Mund të më afronin pjata me mish , ëmbëlsira, banane,
Me fruta ekzotikë që i kemi parë vetëm në libra e në filma.
O, veç shija e arrave, fiqve, ftonjve dhe bajameve çame
Mbeten kurora më vyer pa patur nevojë për stolira.
Kam lotuar nga urimt fjalëëmbla nga zemra e ngrohtë.
Me sytë që mbeteshin në vite kaq të kadifenjtë
Kur në duar na vinin borzilokun e manxuranin me aromë,
Nga qielli largoheshin mjegullat, stuhitë dhe retë.
Në hotelet me yje të zgjasin çokollata, koktejle dhe fruta.
Teksa rri në mes neonesh, llampadarëve , shushurima pishinash.
Veç përkëdhelja e gjysheve çame me duar tërë rrudha.
Ishte sa një mijë yje të ndezur verbueshëm mes vetrinash.
Në kroçere oqeanesh të vënë harta e muzikë xhazi.
Dhe në dyer tualetesh të rrinë me peshqir në duar.
Oo, mos më bëni mëkatar nostalgjik për kohëra malli
Për atë buzëqeshje që nuk e paguan as banka me florinj.
Boston, 9 gusht 2018