Receta e ditës/ Sallatë me ananas dhe mjaltë

Përbërësit:

1 ananas i freskët
4 lugë me sheqer
4 mjaltë
kanellë pluhur
disa gjethe mente

Përgatitja:

Pastroni ananasin dhe më pas priteni në rrathë të trashë rreth 2cm. Vini në zjarr një enë dhe lëreni të ngrohet mirë, më pas vini fetat e ananasit duke i kthyer nga të dyja anët, lërini në zjarr për 10 minuta. Më pas vërini në një pjatë, hidhini pak sheqer, mjaltë dhe më pas pluhurosini me kanellë, dekorojini me gjethe mente të freskëta.