Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Rugovën e Alpeve Shqiptare, në Kosovë

Në diten e sodit, më 5 gusht 2018, Presidenti i Shqipërisë Sh. Tij Ilir Meta po ban një vizitë-wikend në Rugovë të Pejës, në Rugovën e dr. Ibrahim Rugovës – lideri historik i Kosovës, poetit të kombit Azem Shkreli; veprimtarit politik isa Demaj, juristit të shquar të kushtetueshmërisë së Kosovës rugoviane, Bajram Kelmendit, bajraktarit të mahershëm Sak Faslia, e dhjetra e qindra patriotëve, trimave të lirisë kombëtare shqiptare, njerëzve të mendjes e penës, etj.

Kjo vizitë e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta vjen pas vizitës së tij historike në krahinën e Plavë-Gucisë, më 1 gusht 2018, në Manifestimin tradicional kombëtar “Mirë se vini në Alpet Shqiptare, Vuthaj, 2018”.

Kjo vizitë në Rugovën e Alpeve Shqiptare vjen dhe pas viiztës të ish presidentit të Shqipërisë, dr. Sali Berisha në fund qershorin 2018.

Në këtë vizitë-wikend Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shohim në fotot, se shoqërohet nga këshilltari i Tij për Rajonin e Diasporën, Flamur Gashi i Pejës dhe nga z. Skënder Thaçi – veprimtar humanitar, koordinator i Shoqatës së Miqësisë Austri-Shqipëri, pronar i Hotel Magra Austria në Bogë të Rugovës; nga atdhetari kombëtar e lobisti i shquar i Çështjes Kombëtare Shqiptare, Bruno Selimaj i Plavë-Gucisë e Amerikës, koordinator në Amerikë i ACABS (Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike), i nderuar me Çmimin “Shqiponja e Artë” me motivacion “Për Pavarësimin e Kosovës” (dhënë në Samititn e Parë të Diasporës, Tiranë, nëntor 2016), me Çmimin “Konica”, etj;  nga veprimtari kulturor, mjeshtri i fotografisë artistike Alex Selimaj – ish kryetar në dy mandate i Fondacionit Plavë-Guci në Amerikë, e të tjerë.

Ende nuk dijmë saktësisht nëse Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në këtë vizitë-wikend të tij në Rugovën e Alpeve Shqiptare, ndodhet bashkë me Familjen e Tij, se cilat personalitete të tjera e shoqërojnë kësaj të diele të gushtit 2018, po do të ishte mirë sikur bashkëudhëtarit apo vendasit t’ia bajnë me dije se ku shtrihen trevat etnike shqiptare të Rugovës që me Demarkacionin  e Zi iu dhanë shtetit fqinjë të Malit të Zi…!

Udhëtim të mbarë Presidenti Ynë në Alpet Shqiptare nga Plavë-Gucia nën Malin e Zi në Rugovë të Pejës në Kosovë! E paç faqen e bardhë për çdo fjalë e hap të mirë që ndërmerr për aktualitetet e ardhmërinë e Alpeve Shqiptare, që nuk po kanë investime për turizmin e tyre dhe po i dëmtojnë me minihidrocemtrale, shkatërime të pyjeve, etj. dhe nuk po i lejojnë me u lidh me rrugë nga Deçani e Peja si me Plavë-Gucinë e me Rrozhajën…! (Rali LURA)