Celtic, skuadra kampione e Skocisë, e ka nisur kampionatin me një fitore 3-1 ndaj Livingstone, të ardhur nga kategoria e dytë, por ajo që vlen për t’u përmendur është paraqitja e futbollistit shqiptar Egli Kaja, pjesë e Livingstone.
Kaja, 21-vjeç, bëhet futbollisti i dytë shqiptar që luan në elitën e kampionatit skocez, Championship, pas Rudi Vata, që ka veshur pikërisht fanellën e Celtic (1993-1996).
Egli Kaja luajti për 90 minuta si anësor i djathtë në vendosjen 3-5-2 të ekipit të Livinstone dhe ishte autori i asistit për golin e vetëm që shënuar nga miqtë, me autor Robinson, në minutën e fundit të ndeshjes.
Kjo ishte ndeshja e dytë për të, pas asaj të fituar 2-0 ndaj Brewick në Kupën e Skocisë, ku u zgjodh edhe në formacionin më të mirë për sfidat e raundit të tretë.
Paraqitja e futbollistit, që është rritur në radhët e ekipit anglez të Wimbledon, ishte shumë e mirë dhe qe i vetmi futbollist nga skuadra e Livingstone që u vlerësua me notën 6.5 nga “BBC Sports”.
Livingstone, që drejtohet nga trajneri-futbollist, Kenny Miller, i cili luajti vetë që nga minuta e parë në “Celtic Park”, të dielën e ardhshme do të ndeshet me Klimarnock. Kjo skuadër është ngjitur në elitën e futbollit skocez pas 13 vitesh mungesë./ E.Llubani/ TeleSport/