Serbët paralajmërojnë shpallje të autonomisë në veri të vendit
“Nesër grupi punues mund ta dorëzoj raportin për draft statutin e asociacionit. Ne nuk kemi dal nga obligimet tona të marra në Bruksel, sepse ne kur e marrim raportin duhet të sigurohemi që është në përputhje me ligjet tona. Askush nuk e ka të drejtën të ndërmarr veprime të njëanshme”, ka thënë Haradinaj.
Deklarata e Sava Janjiqt për një skenar të erret që do të ndodh në veri të Kosovës, e detyroi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj që të premten të mbledhë në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë së Kosovës, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.
Janjiq është deklaruar se serbët e veriut me 5 gusht planifikojnë të shpallin autonominë e veriut, ndërkohë që ky veprim do të nxiste ndërhyrjen e njësive speciale të Kosovës.
Kryeministri thërret Këshillin Kombëtar të Sigurisë
Kryeministri Haradinaj, në një konferencë për medie, pas takimit të Këshillit të Sigurisë, ka thënë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile por se kanë kërkuar rritje të numrit të forcave në rast të ndonjë ngjarje.
I pyetur për paralajmërimet për shpallje të autonomisë në veri të vendit, Haradinaj ka thënë se kjo është një retorikë nga Beogradi.
“Nesër grupi punues mund ta dorëzoj raportin për draft statutin e asociacionit. Ne nuk kemi dal nga obligimet tona të marra në Bruksel, sepse ne kur e marrim raportin duhet të sigurohemi që është në përputhje me ligjet tona. Askush nuk e ka të drejtën të ndërmarr veprime të njëanshme”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, nëse dikush del nga marrëveshja ndërkombëtare, do të marr përgjigje nga organet e rendit dhe ligjit.
“Nëse dikush del nga ligjet e Kosovës dhe marrëveshja, ligji do të veproj, nuk ka dilema, do të marr përgjigjen e vet. Sa i përket veriut, ne çdo herë kemi mirëpritur ardhjen e çdo qytetari të botës tek ne dhe po pritet mirë në çdo pjesë të Kosovës, e kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji ynë. Jemi në gjendje gatishmërie nëse ka prishje të rendit dhe ligjit”, ka përfunduar Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj më tej ka deklaruar se, nesër më 4 gusht është afati i fundit për dorëzimin e draftit për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
“Me datën 4 gusht është afati kur dorëzohet transkripti i dorëzimit. Nesër grupi punues mund ta dorëzoj draft statusin, kjo parashihet të bëhet para palëve. Ne nuk kemi dalë jashtë obligimeve. Kosova si palë është serioze dhe është brenda obligimeve. Nëse dikush do të merrte veprime jashtë ligjeve të Kosovës dhe marrëveshje ndërkombëtare do ta merr përgjigjen e organeve të rendit dhe të ligjit. Kushdo që hyn në Kosovë për shkaktim të ndonjë incidenti normalisht që do të ketë veprim të organeve të ligjit”, ka deklaruar kryeministri.
Haradinaj ka theksuar se, institucionet e vendit janë në gjendje gatishmërie për secilën situatë.
“Ne jemi në gjendje të gatishmërisë që nëse do të ketë diçka të veprojmë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.
Pa e mbledhur këshillin e sigurimit nuk mbeti as homologu i Haradinajt, Aleksandër Vuqiç.
Sipas mediave serbe këshilli do mblidhet të shtunën në mëngjes në orën 8:00. Mbledhja e tyre vjen disa orë pasi kryeministri Haradinaj mblodhi këshillin kombëtar të sigurisë për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Kosovë.
Reagimi i Policisë së Kosovës
E kjo deklaratë e priftit Janjiq, i cili është i stacionuar në Manastirin e Deçanit ka bërë që të reagoj policia e Kosovës.
Drejtori i Operativës Rashit Qalaj letrën e tij e ka dërguar tek vartësit e tij ku thuhet se për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër.
“Policia e Kosovës sipas planifikimeve të saj operacionale ndërmerr edhe veprime të planifikimit të burimeve të saj njerëzore për realizimin e detyrave zyrtarë në mënyrë më efikase “thuhet në përgjigjen e policisë së Kosovës, e cila nuk sqaron arsyet pse e shtynë policinë të ndërmarrë këtë veprim”,.
Janjiqi paralajmëron skenarin e përgjakshëm në veri
“Por, kjo është më se e qartë, Policia e Kosovës, po përgatitët për një skenarë të ngjashëm sikurse ai i 26 korrikut 2011 kur u vra heroi i Kosovës, Enver Zyberi. Këto nuk janë thashetheme çnjerëzore, por informata që i kemi marrë madje nga besimtarë tanë, anëtarë të denjë të SNS, të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos përmendim emrat e tyre që të mos e humbin punën dhe bukën. Serbëve në veri të Kosovës e Metohisë sipas urdhrit nga Beogradi u është dhënë për detyrë të jenë në punë nga 1 gushti, dhe në kohën e pushimeve vjetore të gjithë duhet të jenë në vendet e punës. Insistohet që të jenë të pranishëm edhe studentët në Mitrovicë për protesta eventuale që do të organizoheshin. Flitet haptas për shpalljen më 5 gusht, në kundërshtim me dialogun, të njëfarë autonomie të veriut (pjesës veriore të Kosovës – sqarim ynë), pas kalimit të afatit për Asociacionin (AKS-së), që do të duhej të provokonte ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe të forcave ROSU sipas skenarit të ngjashëm si në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit”, ka thënë Janjiq.
Ai më pas ka theksuar se këtë herë, sipas të gjitha gjasave, situata nuk do të jetë e qetë dhe në rast të këtij skenari do të kishte viktima në të dyja anët.
Janjiq madje thotë se ndërkombëtarët duke i dhënë leje Policisë së Kosovës për të vendosur rendin “pas shpalljes së autonomisë së Veriut”.
“Faktori ndërkombëtar refuzon ndarjen e Kosovës, Janjiq provokon situatën”
Analisti politik, Ali Hertica, thotë se deklarata e priftit serb, Sava Janjiq, ka për qëllim provokimin e situatës.
“Prifti serb, Sava Janjiq, ka dhënë alarmin se ka informata për skenar të koordinuar, sipas të cilit do të provokohej situata, ashtu e brishtë, që përshkallëzimi i saj të çonte ndarjen e Kosovë qe kjo nuk do te ndodh fare sepse fundi sovrani do jap kushtrimin po qe se ndodh diçka e tillë nga shija e ndonjë lideri politik të Kosovës”, ka potencuar ai për “Bota sot”.
Ali Hertica
Për më tepër, ai ka shtuar se ndarja e Kosovës është refuzuar nga faktori dhe bashkësia ndërkombëtare, dhe se nga një iniciativë e tillë do të hapej “kutia e Pandorës”.
“Kështu që ndarja e Kosovës gjithmonë është refuzuar nga faktori dhe bashkësia ndërkombëtare një iniciativë e tillë nga kush do qoftë ku atëherë do ta hapte “Kutinë e Pandorës” Prifti Sava Janjiq është një inspirues i së keqes ku ai flet rreth çështjes së rrugës që çon drejt Malit të Zi, e që kalon afër Manastirit të Deçanit ku nuk lejon te rregullohet infrastruktura , duket të ndalojnë asfaltimin e rrugës në zonën e mbrojtur, Janjiq një prift ogurzezë ka gjetur kohë për t’u marrë me politikë të madhe shtetërore ku me një cinizëm shpifës dhe destabilizes prnit e keqe për shtetin e Kosovës kinse do ketë ndarje ku ai ka thënë se po zihet një skenar për ndarjen e Kosovës, duke inskenuar dhunë në Veri nga pala shqiptare dhe serbe. Tani Presidenti Thaçi është deklaruar se për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin, për korrigjimin e kufijve dhe në kuadër të korrigjimit të kufijve, në asnjë rrethanë, për asnjë çmim nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarje të Kosovës”, ka deklaruar ai për “Bota sot”
Gjithashtu, ai ka shtuar se nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, në këtë proces të përfshihen komunat me shumicë shqiptare e serbe.
“Në qofte se arrihet ndonjë marrëveshja për këmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është që në këtë proces të përfshihen vetëm territoret homogjene nacionale, përkatësisht komunat me shumicë shqiptare e serbe, ku këtë plan e sajon Serbia dhe politika e sa akademikë se bashku me kishat e tyre siç e kanë pasur çdo herë planin e shfarosjes se shqiptarëve. Mirëpo Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur shqetësues për ndarjen as që do të diskutohet, lëre më të pajtohemi. Tani koha mbetet ajo që do tregoj. por çdo kush që shemben territor do ketë pasoja nga sovrani I Kosovës”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot.