Thirrjet raciste “shqiptari i vdekur – shqiptar i mirë” si paralajmërim për “groposjen” e Maqedonisë!

Shkruan: Emad Mehmeti – gazetar, opinionist

Kush qëndrom prapa këtyre thirrjeve?

Maqedonia ndodhet në udhëkryq. Mbase që prej ekzistencës së saj gjendet në këtë pozicion. Por, këtë herë është më ndryshe sepse të gjithë janë të lodhur nga stagnimi i këtij shteti, derisa përparimet janë të pjesshme dhe të ngadalshme. E kur gjërat nuk lëvizin shpejt, hapësirë si gjitheherë krijohet për destruktivët – grupimet e ndryshme.

Siç ndodhi sot kur me thirrjet antishqiptare “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, një pjesë e të pranishëmve e përcollën ceremoninë e vendosjes së luleve në “Meçkin Kamen” në Krushevë, me rastin e festimit të kryengritjes së Ilindenit (të vitit 1903). Është e habitshme se tërë këto thirrje shovene u brohoritën në sytë e burrështetasve të Maqedonisë.

Mes tyre i pranishëm ishte edhe Gjorgje Ivanov, presidenti konsensual i VMRO-BDI. Sigurisht se ata burrështetas të pranishëm në ngjarje nxituan të distancohen nga gjuha e urrejtjes, mirëpo nuk treguan se çfarë masash janë ndërmarrë kundër tyre dhe kush i frymëzon ata? Apo kush i përmban?

Nëse pushtetarët maqedonas do vazhdojnë ta ndërtojnë shtetin sipas parimit “shqiptar i mirë – është vetëm shqiptari i kontrolluar dhe korruptuar”, atëherë kjo logjikë nuk është aspak e largët me borohorimat rrugaçeske antishqiptare, që i dëgjojmë në vazhdimësi gjithandej. Sepse në politikë duhet pak diplomaci, ndërsa huliganët janë si fmija që e thonë atë që e flet shtëpia. Ndonëse, kjo logjikë e mbrapshtë mund të jetë një paralajmërim i mundshëm për “groposjen” e Maqedonisë.

Sepse, afër është Referendumi për ndryshimin e emrit, ndërsa shteti në stagnim mund të përballet me të papritura të shumta në rrugëtimin e pasigurtë. Thirrjet raciste nxitin urejtje, kurse kjo e fundit nuk dihet se si mund të manifestohet. E këto të papritura bëhen më të theksuara kur dihet mirëfilli se kryeministri, Zoran Zaev, ka në qeverisjen e tij përfaqësues të BDI-së, që vetë i akuzoi për krim e korrupsion, e të cilët si duket në të njejtën kohë e vazhdojnë jaraninë me Gruevksa dhe Mijallkova.

Me çka duket se kjo jarani e dyzuar e pushtetit të kaluar me këtë të tanishëm – mund t’i sjell shumë kokëdhembje situatës edhe ashtu të brishtë në Maqedoni. Kështu, përderisa thirrjet raciste antishqiptare do dëgjohen, brohorima e tyre mund të bëhet shurdhuese dhe e pa toleruseshme për shqiptarët e Maqedonisë. Andaj, duhet reagjm sa më i shpejtë dhe efikas, sepse ndryshe vihet në pikëpyetje e ardhmja euro – integruese. /Almakos.com/

Thirrjet raciste “shqiptari i vdekur – shqiptar i mirë” si paralajmërim për “groposjen” e Maqedonisë!