Të padëgjuar më parë: Këta janë të gjithë të vrarët politikë, përkrahës të Presidentit Rugova dhe intelektualë të LDK-së

Nga P.R . BotaSot

Të vrarët politikë përkrahës të Presidentit Rugova dhe intelektualë të LDK-së

Intelektualët e LDK-së, dhe përkrahësit e presidentit historik të Kosovës dhe vet presidenti Ibrahim Rugova, gjatë dhe pas luftës ishin cak i shumë sulmeve dhe atentateve nga dora kriminale.

Gjatë dhe pas luftës shumë persona u vranë dhe u plagosën vetëm pse ishin përkrahës të LDK-së dhe Rugovës.

Në një video që ka filluar të shpërndahet në rrjetet sociale, janë përmbledhur të vrarët politikë që ishin intelektualë të LDK-së dhe përkrahës të presidentit Rugova, shkruan “Bota sot”.

“Të vrarët politik, gjatë luftës dhe pasluftës. Të gjithë këta, veprimtar, ushtarak dhe intelektualë të LDK-s e përkrahës të Presidentit Ibrahim Rugova. Të vrarë nga kundërshtarët politik nga tradhtarët e kombit shqiptarë bashkëpunëtorët e Udb-s”, thuhet në përshkrimin e videos.

Ndër emrat që përmendën në këtë video janë:
Ahmet Krasniqi,
Enver Maloku,
Shaban Manaj,
Haki Imeri,
Xhemajl Mustafa,
Ismet Raci,
Smajl Hajdaraj,
Ukë Bytyqi,
Kolonel Tahir Zemaj,
Ekrem Rexha,
Shefki Popova,
Bekim Kastrati,
Besim Dajaku,
Isuf Haklaj,
Sebahate Tolaj,
Xhafer Behrami,
Azem Ahmeti,
Hajdar Ahmeti,
Bardhyl Ajeti,
Arben Sejdiu,
Hasan Zemaj,
Rexhë Osaj,
Bashkim Balaj,
Sinan Musaj,
Ramë Idrizi,
Albert Zeqiraj,
Kosovë Zeqiraj,
Bajram Bytyqi,
Bafti Bajrami.