SHENJA

Nga Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh

Vetëton syri yt, vetëton:
Prej syve të drerëve
Shira do të bien

Gjëmon gjiri yt, rënkon:
Dimër të madh do të ketë!

Prej teje
Trembshëm po dalin zogjtë:
Çfarë tërmetesh ndjejnë ?

Prilli-mëz i egër
Hingëllin në ty:
Don Zoti të mos kemi luftë!