Presidenti e shkarkon zëvendësdrejtorin e AKI-së, Latif Merovcin

Presidenti e shkarkon zëvendësdrejtorin i AKI-së, Latif Merovcin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë marrë vendim për shkarkimin e Latif Merovcit nga pozita e zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovës për Inteligjencë.

Sipas një dokumenti që disponon Telegrafi, Latif Merovci obligohet që të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë i ngarkuar, tek drejtori i AKI-së.

Gjithashtu thuhet se Latifi obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

“Ky vendim hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në fund të dokumentit, i cili është nënshkruar nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, që mban datën 03.08.2018.