Ish-kampionët e Anglisë kërkojnë Adnan Januzaj…

Nga E. Lubani

Leicester City ka nisur të punojë për të rikthyer në Premier League ish-futbollistin e Manchester United, Adnan Januzaj.

Sulmuesi belg, i cili po luan për Real Sociedad në La Liga, la një përshtypje të mirë në kampionatin e kaluar botëror ku shënoi edhe golin e fitues kundër Anglisë.

Manchester United ka një opsion për ta riblerë 23-vjeçarin, por do të heq dorë nga kjo mundësi, duke i hapur derën Leicester që synon ta marrë përpara mbylljes së merkatos.

Përpara se të shkonte te Sociedad, ku shënoi katër gola në 35 ndeshje, Januzaj ka luajtur edhe me Borussia Dortmund e Sunderland.

Leicester deri tani ka bërë katër blerje në merkato Jonny Evans, James Maddison, Ricardo Pereira dhe Danny Ward, por ka shitur Riyad Mahrez dhe pikërisht Januzaj do të ishte zëvendësuesi i algjerianit në ekipin e drejtuar nga Claude Puel.