Zogjëve stina u ka përfunduar

 

Tufalakim poetik nga Ismet Tahiraj – Kosovë

 

1.-Traktati i vjetër

Ne katin  e dytë nuk  është  e domosdoshme te jem atje

As te zbresë  me kushedi  ç’farë urdhëri  pagan

Te me lejohet te shikoj vransirën e fytyrës  se qiellit njeri

Dhe dara nofullë ne shtrengim te ri.

 

S’është urdhër deomos te rri ne  përdhesë  me  kaki te ndezur

Mund te flas si një njeri apo lypës  i gjithë universit

Se gjthethet  këleshën si stuhi ,dhe nuk bie shi

Prapë gjejë  rehati  ne  kulinari llafeve

Dhe rri  me shumicën   bajate po i vetmuar

Se zogjëve  stina u ka pëfunduar

 

Me tej  nuk rri as ne katin e parë  para llogaridhenjëve djallëzore

Pse a nuk është  pa obligim  detyrimi  zyrtar  kapricoz

Bari veç  ka vë rrethoja  hardall  e ujrat e zeza   fluturim ne truall

Pema moti  shikon me habi   traktain  e vjetër

Merr poza gaditu  si urdhër ushtaraku  ne kazermat si kerma

Loja vazhdon lojen,  dhe prronjët  buqasin   ne festën  e kaqave

Kaqave qe janë gjembaqe  dhe  ruajnë iriq

Nuk është çdo here  derë  e hapur  për hyrje qe përthurën këmbet

E për kaptiell i ruajmi dhëmbet

Se leqeve na thyen udhën  e shtruar e kishin lëmën

 

Nuk  është e domosdoshme  qiellit

Me fytyrë njeriu  t’ia fshehim rrëngun…

 

2.-Oroskopi

Ne gjetsha kallamin e misrit  pa kokrra

Do ta hudhi   mbeturinave

Assesi ne  kopshtin tim.

 

Ne gjetsha  rrepën e sheqerit  boshe

Do ta  hedhi  kalldremëve  te kujave

Assesi   ne itenerarin tim

 

Tutje gjithçka  e pëthekon  natyra

Dhe varri e ruan pa  vazion…

 

3.- Arabaxhiu

Kush po i vë  hunjët

Tej përtej përroit

Shtegun po ma

Lë  në terr.

Tjetra fushë

Ariuxhiu sherr

Tepsinë  e blerë

Qeder.

Përroit hunjët dikush po I krasit

Si shtaga krecke po shembën për ditë.

 

Veç tash veç

Arixhiu ka ikë….