Presidenti Meta dekreton shpallje ligjesh të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrave të Tij, në mbështetje të nenit 84 pika 1 e Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e disa ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht :

1. Dekret me nr. 10851, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 47/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, i ndryshuar.

2. Dekret me nr. 10852, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 49/2018 “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Rifinancimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, ratifikuar me ligjin nr.86/2015”.

3. Dekret me nr. 10853, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 50/2018 “Për denoncimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca energjetike përmes sektorit bankar”, ratifikuar me ligjin nr. 89/2015”.

4. Dekret me nr. 10854, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 51/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit”.

5. Dekret me nr. 10855, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 52/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit “Hekurudhat Shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, në kuadër të grantit të investimit nga Fondi i Përbashkët Europian i Ballkanit Perëndimor”.

6. Dekret me nr. 10856, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. nr. 53/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për shtesën e financimit për projektin e modernizimit të asistencës sociale”.

7. Dekret me nr. 10860, datë 31.07.2018, për shpalljen e ligjit nr. 54/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale”.

8. Dekret me nr. 10861, datë 02.08.2018, për shpalljen e ligjit nr. 46/2018 “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.

9. Dekret me nr. 10862, datë 02.08.2018, për shpalljen e ligjit nr. 48/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.