Mukja, Kuvendi i Bashkimit të Shqiptarëve

Është kënaqësi të shkruash, komentosh, të përfaqësosh me devotshmëri, por është edhe krenari të flasësh mbi një rrugëtim idesh të lira dhe demokratike, thellesisht dhe plotësisht kombëtare, vllazërore që edhe pas kaq viteve të shkuara ato janë aktuale edhe sot kur flet për veprimtarinë politike kombëtare të Ballit Kombëtar.

Edhe 1-2 gushti i vitit 1943 është një ngjarje si edhe shumë të tjera që Balli Kombëtar ka bërë përpjekjet e tij për të ruajtur frymën e vllazërimit midis te gjithe shqiptareve dhe per te kerkuar dhe mbrojtur historikisht frymen e bashkimit kombetar.

Pikërisht sot kanë dalë në dritë idetë e nacionalizmit të kulluar shqiptarë, ideali kombëtar i Ballit Kombëtar, i cili lidhi kontratën më të madhe me të gjithë shqiptarët dhe doli me idetë se pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri, kjo ishte arsyeja që u tradhëtua Mukja, Kuvendi i Bashkimit të Shqiptarëve prej nacional-çlirimtares dhe partisë kriminale komuniste të drejtuar prej partisë komuniste jugosllave.

Prandaj duhet shkruar, festuar, përkujtuar kjo ditë e madhe e bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Duhet përkujtuar ky kuvend i madh i patriotëve shqiptarë.
Nga ana tjetër duhet të dënojmë së bashku tradhëtinë dhe tradhëtarët e kësaj marrëveshje prej sllavo – komunisteve dhe komunistëve shqiptarë.

Personalisht e quaj veten me shume fat që të shkruaj në emër të Ballit Kombëtar, në emer të atyre burrave që i falën atdheut gjithçka që kishin më të shenjtë si:
Mid’hat Frashëri, Vasil Andoni, Hysni Lepenica, Abaz Ermenji, Hasan Dosti, Safet Butka, Skënder Muco, Tofik Sfiri, Jup Kazazi,Muharrem Kapllani, Dhimiter Fallo, Nezir Muzhaqi,Kadri Cakranit, Abdulla Allarupi, e dhjetra, mijra nacionalistëve të tjerë, të cilët vunë në themelet e kombit tonë jo vetëm vuajtjet dhe sakrificat, por edhe gjakun e tyre për bashkimin dhe vllazërimin kombëtar.

Edhe në ditet e para të Prillit 1939, populli shqiptarë rrëmbeu armët dhe luftoi kundër okupatorit italian, duke treguar në këtë mënyrë se ai nuk mund të duronte robërinë e zezë.

Edhe në këto momente të vështira i biri i Abdyl Frasherit , Mid’hat Frasheri e patriotë të tjerë ideojnë Nacionalizmën e Parë Shqiptare të përbërë me tetë pika që u quajt organizata e Ballit Kombëtar në të cilën i bënë thirrje kombit shqiptarë që të bashkohej në luftë kundër okupatorit për një Shqipëri të Lirë e Demokratike, të Bashkuar dhe të Vllazëruar.

Kjo frym vellazerore ka qënë arsyeja që Mid’hat Frashëri dhe Abaz Kupi e përgatiten me kujdes kuvendin e bashkimit te shqiptareve dhe me përgjegjësinë e plotë për fatet e kombit të tyre. 2 gushti i vitit 1943 nuk mund të vinte rastësisht, ai vinte nga fryma e bashkimit të shqiptarëve qysh nga Kuvendi i Besëlidhjes së Lezhës dhe Frymës Kombëtare të Lidhjes së Prizrenit.

Në këto kushte, prijësit e nacionalizmit shqiptarë e panë plotësisht të arsyeshëm bashkëpunimin me komunistët duke kërkuar bashkimin si një trup i vetëm në luftën kundër okupatorit dhe më pas vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Mukja u kuptua prej burrave të atëhershëm të kombit tonë, si moment kyç në hisorinë e gjithë shqiptarëve.
Sot shqiptarët e kanë kuptuar se dy kanë qënë çështjet në të cilat përfaqësuesit e nacionalistëve dhe ata të frontit nacional-çlirimtar zhvilluan debate të ashpra, ku çështja e parë lidhej me Kosovën, Shqipëria Etnike.

Përfaqësusit e frontit nacional-çlirimtar ngulën këmbë që kjo çështje të anashkalohej dhe të lihej për më vonë, ndërsa nacionalistët shqiptarë ngulnin këmbë me argumente serioze se çështja e Kosovës, Shqipërisë Etnike patjetër duhej të vendosej për zgjidhje, duke legjitimuar edhe nëpërmjet Proklamatës.

Gjithashtu, çështja e regjimit pas fitores ndaj okupatorit u kalua përmes debatesh të ashpra ku nacionalistët shqiptar ishin të prirur të ndiqnin modelet dhe praktikat perëndimore të funksionimit të shtetit, ndërsa nacional-çlirimtarët u gjendën të papërgatitur përballë kësaj situate.

Të dyja këto çështje me rëndësi kombëtare më vone morrën përmasa të mëdha për shkak se komunistët shqiptare donin të shisnin Kosovën tek Beogradi dhe realisht ashtu u bë, ndersa pushtetin e donin për vete, pa e ndarë me askënd dhe kjo u vërtetua me vendosjen e diktaturës komuniste për 50 vjet me rradhë në shqipëri.

Gjithesesi Mukja dha ndikim te shqiptaret te cilet e prisnin frymen e bashkimin dhe në mënyrë të veçantë në vitet 1942-1943, ishin çetat nacionaliste ato që patën zhvilluar luftime të ashpra kundër okupatorit italian, ku në ndonjë rast nuk mungoi dhe bashkëpunimi me krerët e frontit nacional-çlirimtar.

Çetat nacionaliste të Hysni Lepenicës, Safet Butkës, Abas Ermenjit, Abdullah Allarupit,Tofik Sfirit, Nezir Muzhaqit, Muharem Kapllanit, si dhe çetat e tjera të Kavajës, Shkodrës, Skraparit, Lushnjes, Mallakastrës, Beratit, Kuçovës, Fierit, Elbasanit, Korçës, Durrësit si dhe deri ato të Malësisë së Madhe etj. shfaqën asaj kohe jo vetëm trimërinë dhe guximin atdhetar, por edhe vizionin e tyre perëndimor dhe vllazëror të cilit i përkisnin.

Dhe pikërisht në aspiratën e tij të vllazërimit dhe të bashkimit Etnik të Shqiptarëve, Balli Kombetar do të goditej rëndë prej flirtit të komunistëve shqiptarë me ata jugosllavë.
Partia Komuniste Jugosllave, kurrësesi nuk mund të lejonte që pikërisht, PKSH-ja, ajo krijesë e saj, të bashkëpunonte me nacionalizmin e kulluar shqiptar.

Karta e Atlantikut për vetëvendosjen e kombeve do të ishte për ta vetëm një kartë demagogjike që luhej deri në përfundimin e luftës.

Por nacionalizmi pansllav kishte përgatitur taktika e strategji të reja duke nisur që nga shtabi Ballkanik e deri tek bashkimi i Shqipërisë e Kosovës si republikë në kuadër të Jugosllavisë federale.

Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha, ata që dikur krimineli Enver Hoxha i quante profesorët e vet të pagabueshëm, ishin në fakt ideatorët e gjithë asaj tragjedije vllavrasëse që ndodhi pas mukjes, e cila për nga permasat e saj do të mbetet sigurisht në ekstremin e një vllavrasjeje të paragjykuar.

Në emër të gjeneralizmit Tito, këta dy kriminel sllavë, jepnin urdhra për krijim batalionesh e brigadash partizane, i udhëhiqnin këta “nga fitorja në fitore” dhe godisnin me çdo mjet dhe mënyrë ekstreme nacionalizmin e ndershëm shqiptar.

Fatkeqesia e disa shqiptarëve të mjerë, në vitet 1944-1945 ishte se u bindën plotësisht që Shqipërinë e çliroi “shoku Tito” dhe aspak gjaku i shqiptarëve.

Dy kriminel sllav, me të marrë vesh ç’ndodhi në Mukje, (at’herë ata merreshin me formimin e brigadës së kriminelit Mehmet Shehu) u alarmuan menjëherë dhe vrapuan të shkundin Enver Hoxhën nga gjumi.

Shume pjesëmarrës të veprimeve Komuniste pas Mukjes, dëshmojnë edhe sot për atë që ka ndodhur.
Por ndërsa është e qartë se kush e denoncoi Mukjen si tradhëti, njihet gjithashtu se cili inicioi luftën vllavrasëse duke përpjekur të vriste dy zogj me një gur.

Ky ishte pikërisht Dushan Mugosha, i cili këmbëngulte që të goditet Balli Kombëtar nga njëra anë dhe të luftohet edhe armiku nga partizanët shqiptarë si në Shqipëri dhe në Jugosllavi.

Lidhur me fillimin e luftës civile, në librin e tij titulluar ”Fitorja e hidhur” Z. Rexhinald Hilbert, pjesëmarrës në misionin anglez në Shqipëri 1943-1944 , shkruan: “është gjetur ai që ka ndezur luftën civile në Shqipëri.

Siç është shprehur në vlerësimin e fundit të përdyjavshëm, ai është një i huaj komunist serb quhet Ali Dushanovic… .”

Në vlerësimin e tij, Hilbert mbështetet në një dokument të publikuar më 9 Janar nga një punonjëse e shërbimit të fshehtë Anglez, Margaret Hezlak, e cila me këtë rast informon eprorët e vet.

Lufta civile e nisur në shtatorin e vitit 1943 përfundimisht shënon vijën e demarkacionit midis dy forcave të vetme politike shqiptare, të Ballit Kombëtar dhe komunistëve.

Madje kjo vije demarkacioni do t’i ngjante një humnere gjigante ardhur jo për shkak të tërmetit natyror, por si rrjedhojë e internacionalizmit “bamirës” proletar, të përqafuar përjetësisht prej bolshevikëve shqiptarë.

E keqja është se kjo luftë civile e cila u iniciua prej kriminelëve ortodoks sllav, u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë shtetin amë si dhe në Kosovë e Maqedoni e në të gjitha trevat shqiptare.

Të udhëhequr prej partisë “nënë” jugosllave, shqiptarët komunistë, ju drejtuan armët vëllezërve dhe baballarëve të tyre.

Në këto kushte, mjaftë djemë të prirë për të përqafuar sllavizmin u zhgënjyen, të tjerët në rradhët e çetave nacionaliste u vranë, u masakruan dhe u pushkatuan.

Në mesin e Shekullit 20, idealet merrnin jetë njerëzish të pafajshëm në Ballkanin gjakënxehtë.
Balli Kombëtar u përpoq me të gjitha format edhe mbas prishjes së kësaj marrëveshje nga sllavo-komunistët që në Shqipëri të mos ndodhte gjakëderdhje që vëllai të mos vriste vëllanë, që djali të mos vriste babanë, por kjo ishte e pamundur.

Kriminelët komunistë filluan luftën vllavrasëse me një egërsi shtazore, ata vranë në të katërta anët e Shqipërisë.

E filluan nga Devolli duke therur me thika kokën e shqiptarit nga Kosova Zia Gashin, Hadi Kazimatin me 6 të tjerë, vrarë në Gjirokastër Rukmedin Dino me katër vetë, tradhëtuan çetën e Hysni Lepenicës duke vrarë 34 komndantë çetash, vranë me atentat sekretarin e rinisë së Ballit Kombëtar Hazis Shara, masakruan në Matjan të Lushnjes 67 Ballistë.

Sërisht vranë në Gjirokastër avokat Emin Kokolarin, Tajar Çarçanin, Qemal Bejlerin, Xhaferr Alushuin, Sefedin Haderri, Boço Kalon, 70 vjeç, profesor Taro Kalon, Myzafer Shehun me gjithë të birin 15 vjeç që e therën në sytë e nënës së tij, Vasil Shainin, Dino Matua dhe Hajlo Lato.

Sërisht në Korçë çeta komuniste e kryesuar nga Agush Gjergjvica masakroi në mënyrën më barbare Bexhet dhe Xhevdet Bulgarecin, u prenë hundët dhe veshët, u nxorrën sytë, u thyen krahët, i këputën organet seksuale për të mos krijuar familje, ja këta ishin katilat komunist.

Në Kavajë kapin dhe vrasin dy djelmoshat Besnik Çano dhe Qeramudin Sulo, sërisht në Korçë ata vrasin Baba Zylfon, Sabri Panaritin, Refat Goskovin me gjithë të birin. Në Tiranë vrasin Azis Çamin.

E pra të gjithë këta ishin shqiptarë, por tragjedia vllavrasëse arrin kulmin e saj në përroin e Shipskës në Voskopojë të Korçës, zbulohet krimi i rradhës, kufomat e shqiptarëve arrijnë në 185 (njëqindë e tetëdhjetë e pesë) vetë, gjetur pas 3 muajsh të masakruar barbarisht, prerë krahë këmbë e kokë, të rrjepur të gjallë, të mbathur me patkua kali sikur të ishin kafshë.

Këta shqiptarë të ndershëm ishin nga qytetet: Vlorë, Berat, Korçë etj., përse duheshin vrarë, a nuk ishin shqiptarë të cilët kërkonin një shqipëri të lirë, demokratike, të bashkuar dhe të vllazëruar?

Vrasjet vazhdojnë me një terror të paparë, po në Tiranë, në 14 Nentor 1944 në hotelin Bristol sot muzeu Kombëtar vrasin 14 vet: Isamil Petrela, tre vëllezërit Kokolari, Lluka Xhumari, Nebil Çika dhe kunati i tij, së bashku me pesë të tjerë.

Këto jane disa nga statistikat të cilat tashmë janë të dokumentuara për këto krime barbare që kanë kryer kriminelët komunistë në luftën vllavrasëse ndaj vëllezërve të tyre shqiptarë në vitet 43’, 44’, 45’.
Ishin me dhjetra burra nacionalistë që duke mos duruar dot gjakderdhjen e shqiptarëve, u larguan për të vazhduar idealin e tyre kombëtar dhe patriotik në mërgim dhe eshtrat e tyre treten akoma në dhe të huaj.

Dëshmorët e Ballit Kombëtar janë me qindra e me mijëra duke rënë për çështjen kombëtare.
Ndriçimi që i është bërë Mukjes deri më sot, më ngjan se komentet duhet të jenë sa më të pakta.

Shteti i ardhshëm shqiptar, ashtu siç e përfytyronin dhe donin nacionalistët, do të ishte një shtet i popullit, i realizimit të aspiratave të tija etnike dhe demokratike, nje shtet me struktura dhe orientim krejtësisht perëndimor.

Mbas pushtimit të Shqipërisë nga komunistët sërish vazhduan të merrnin udhë pushkatimet, vrasjet, burgosjet, internimet dhe dëbimet për 50 vjet ndaj kësaj shtrese më fisnike të kombit shqiptar.

Sot fryma, mentaliteti komunist po shoqërojnë politikën shqiptare. Fyerjet, sharjet, pabesia, tradhëtia, kërcënimet, shpifjet, gënjeshtrat, prishjet, shembjet, shkatërrimi i pasurisë së shqiptarëve, të gjitha këto i mbajnë të përçarë shqiptarët thjeshtë për interesat e tyre personale dhe partiake.

Ne kete dite të shënuar të bashkimit dhe vllazërimit të shqiptarëve, në emër të partisë Balli Kombëtar t’i bëj thirrje politikës shqiptare të përcjellin frymën e bashkimit dhe jo të përçarjes, frymën e vllazërimit dhe jo të ndarjes, frymën e dashurisë dhe jo të urrejtjes.

Mendoj se është koha të vlerësohet kontributi i të gjithë patriotëve shqiptarë qe dhane jeten e tyre per liri,demokraci,bashkim dhe vellazerim kombetar dhe nga ky proçes shqiptarët do të dalin me të bashkuar drejt rrugës së pajtimit Kombëtar…e nëse nuk realizohet kjo, pajtim kombëtar nuk do të ketë!

Ky pra është Kuvendi i Bashkimit Te Shqiptareve dhe ky duhet të jetë misioni fisnik i çdo shqiptari të ndershëm për t’i shërbyer forcimit vellazeror dhe lartësimit të kombit tonë.

Duke përfunduar më lejoni t’ju them se tradhëtia e komunistëve shqiptarë e çoi Shqipërinë në një nga diktaturat më të egra në të gjithë Europën Lindore dhe vendimi i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës në Janar të vitit 2006 për dënimin e krimeve të komunizmit është detyrë që duhet të gjejë zbatim patjetër nga te gjitha qeverit shqiptare.

Kurse detyrimi jonë është:

Të shkruajmë dhe të përkujtojmë ngjarje të tilla, çdo luftë të Ballit Kombëtar, çdo çetë dhe batalion, ngjarje dhe çdo dëshmorë të Ballit Kombëtar për të hequr dhe larguar njëherë e përgjithmonë baltën e hedhur padrejtësisht nga kriminelët komunist dhe nga bijt e tyre sot.

Edhe mbas këtyre krimeve, burgosjeve, internimeve ne nacionalistët mbijetuam por:

“NE DO TË MBIJETOJMË PËRSËRI, SEPSE SHQIPËRIA U PËRKET SHQIPTARËVE.”

Mukje, më 02.08.20018.

JU FALEMINDERIT,

Adriatik Alimadhi
Kryetar i Partisë së Ballit Kombëtar