Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka nderuar me Medaljen e Artë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Rosaria Petta.
Por kryetarin e komunës së Piana degli Albanesi në Sicili, ai e ka emëruar edhe këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëresheve.
“Arbëreshët e Italisë paraqesin ndër rastet më unike dhe mbresëlënëse në historinë botërore. Pas shumë shekujve kanë arritur të ruajnë vlerat sublime të origjinës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Ndjenjë e veçantë të pres Rosaria Petta, kryetarin e komunës Piana degli Albanesi në Sicili, të cilin e emërova Këshilltar të Jashtëm për Çështje të Arbëreshëve dhe e nderova me Medaljen e Artë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për përkushtimin në ruajtjen e traditave dhe vlerave shumëshekullore të paraardhësve”.