Bashkëbiseduesit diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për punët që presin përfundim të suksesshēm
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti është takuar sot në Shkup me mysafirin e lartë nga Vashingtoni, z. Met Pallmer, ud zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit Amerikan.
Bashkëbiseduesit diskutuan rreth progresit të arritur në vend drejt integrimit të plotë të Maqedonisë në NATO dhe BE si dhe për punët që presin përfundim të suksesshēm.
Z. Ahmeti elaboroi rreth gatishmërisë së Bashkimit Demokratik për Integrim për përmbylljen e sukseshme të synimeve të qytetarëve për ta ndërtuar Maqedoninë EuroAtlantike.
Lideri i BDIsë gjithashtu ftoi edhe opozitën që të kyçet në përpjekjet e përbashkëta për ta integruar vendin në NATO dhe në BE.
Z. Ahmeti faleminderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqimishme për Maqedoninë EuroAtlantike dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike me sundim të plotë të rendit dhe ligjit si dhe me luftë ndaj korrupcionit dhe krimit të organizuar. (BDI)