Ballina Aktualitet SUPERPROKURORJA, Elisabeta Imeraj komandohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

SUPERPROKURORJA, Elisabeta Imeraj komandohet në krye të Prokurorisë së Tiranës

Prokurorja Elisabeta Imeraj është komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkaj nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte pasurinë e tij.Imeraj është emëruar nga kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Elisabeta Imeraj ka qenë prokurore tek Krimet e Rënda. Ajo ka qenë pjesë e grupit hetimor për dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.