Ballina Aktualitet Mbi 125 ushtarë amerikanë do të vijnë në Kosovë

Mbi 125 ushtarë amerikanë do të vijnë në Kosovë

Ushtarët amerikanë

Kjo njësi ofron mbështetje gjatë sulmeve nga ajri, lëvizshmëri dhe evakuim të të lënduarve, ndërsa është e vendosur në Nashville, me partnerë në Jackson dhe Louisville

Garda Kombëtare e Tennessee do t’i dislokojë mbi 125 ushtarë, pjesë e Batalionit Sulmues të Helikopterëve, në Kosovë, si pjesë e forcave të NATO-s.

Kjo njësi ofron mbështetje gjatë sulmeve nga ajri, lëvizshmëri dhe evakuim të të lënduarve, ndërsa është e vendosur në Nashville, me partnerë në Jackson dhe Louisville.

“Ushtria amerikane ka qenë vazhdimisht prezente në Kosovë për 20 vjet, ndërsa në vitet e fundit këto forca janë udhëhequr nga Garda Kombëtare”, ka thënë gjeneral-majori Max Haston.

“Stabiliteti në këtë vend është përkushtim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, ndaj Garda Kombëtare e Tennessee ka ndihmuar vazhdimisht në këtë drejtim”.

Veç këtij misioni, Garda Kombëtare e Tennessee do të nisë ushtarë edhe në dy misione tjera, për të mbështetur prezencën ushtarake në NATO-s në Poloni.

Regjimenti i 278-të i mjeteve të blinduara do ta drejtojë Trupën e Përbashkët Shumëkombëshe në Ukrainë, ku do të punojë me ushtarë nga Polonia dhe Kanadaja.