“Bad Romance” kënduar nga Lady Gaga është videoja më e bukur e shekullit që po jetojmë. Revista muzikore Billboard ka listuar 100 videot më të mira të 18 viteve të fundit, të parat për shekullin e ri dhe Ajo që triumfon është “Bad Romance” e Lady Gaga.
Revista prestigjoze amerikane shkruan: “Kohët kanë ndryshuar, por videot, ende dominojnë kulturën pop”. Publikuar në 2009-n si kënga e parë nga albumi me titull “The Fame Monster”, “Bad Romance” nisi menjëherë ngjitjen drejt suksesit në klasifikimet botërore dhe doli në krye në mbi 15 vende dhe në vend të dytë në Billboard Hot 100, duke shitur rreth 9.7 milionë kopje në 2010n. Me regji të Francis Lawrence (regjisor i “Hunger Games” dhe “Unë jam legjendë”), videoklipi hyri në histori edhe për veshjet ikonike të veshura nga këngëtarja, firmosur nga Alexander McQueen.
Mes 100 videoklipeve më të mira, hasen emra të mëdhenj si : Madonna, Bowie, Kendrick Lamar, Taylor Swift e Christina Aguilera. Por të gjithë këta emra janë jashtë dhjetëshes më të mirë. Në vend të dytë të klasifikimit gjendet “Work It” nga Missy Elliott, me regji të Dave Meyers, me nënshkrimin e Timbaland dhe Halle Berry si dhe dedikimin e Aaliyah, e cila ndërroi jetë para xhirimeve. Në vend të tretë gjendet “Untitled (Hoë Does It Feel?)” e amerikanit D’Angelo, me regji të Paul Hunter, i cili xhiron trupin e këngëtarit në plan të parë.
Beyoncé renditet në vend të katërt me klipin e këngës “Formation” me regji të Melina Matsoukas, realizuar në Los Angeles dhe është e mbushur me referime ndaj uraganit Katrina që goditi New Orleans-in dhe krenarinë zezake që i përgjigjet brutalitetit policor.
Në vend të pestë janë Outkast me “Hey Ya”, në të cilën Billboard vlerëson ringjalljen e performancës së Beatles në Ed Sullivan Show të 1964. Më pas vijnë këngë si “We Found Love”, e Rihanna dhe Calvin Harris dhe në vend të gjashtë ,”Toxic” e Britney Spears drejtuar nga Joseph Kahn është e shtata.
Dhjetëshen e klipeve më të mira e mbyllin “Weapon of Choice”, nga Fatboy Slim, drejtuar nga Spike Jonze me Christopher Walker dhe klipi që analizon realitetin shqeto amerikan, i këngës “This is America”, nga Childish Gambino, me regji të Hiro Murai.