Besimi!

Nga Ilir Kadia – Tiranë

Ky është djali i xhaxhait tim të madh, Nedimit! Nuk ju kujtohet?! Është ai more që 5 vjet më parë i dhuroi veshkën djalit tij Mirit 24 vjeç dhe tani ai dhe i biri kanë nga një veshkë por janë si kokrra e mollës!
Erdh i pari e më takoi sot në një dasëm fisi. E më tha se ka grumbulluar 30 kv kumbulla e do ti zjejë raki e do ta pimë në dasëm të djalit me gjithë miqtë e shokët që kontribuan me të holla për operacionin e transplantit të veshkave.
Dhe ndërsa gjëmon lodra e gërneta unë sjell më mend Met Malon që i pari hapi qesen!
Pastaj Alma Varfin miken time të vjetër me zemër sa bota që ideoi projektin e tani nuk jeton më, si Meti!

Pastaj Bianka Berzanin kushërirën time nga Australia,Ylli Çajkën emigrant më Athinë aherë, pastaj…! E kam listën të plotë të miqve e shokëve!

Ftesat emër për emër për dasëm kudo të jeni! Se për dasma e gëzime u mbledhshim ngaherë o Miq të mirë!