Të dëgjosh Himnin e Shqipërisë në Boston

Nga Namik Selmani

Duke kujtuar saksofonistin amerikan  që dinte 150 himne  shtetesh

 Në një bisedë miqsh që gdhihen e ngrysen në të njëjtën kohë në pragje të ndryshëm shqiptarie apo edhe në emigracion,  përherë është e  natyrshme   tematika e ndryshme

Në bisedë ashtu si ndodh zakonisht u fut edhe mërgimi amerikan. U fut edhe ajo ngrohtësi, me të cilën e pritën emigrantët shqiptarë që në fillimet e shekullit të kaluar. Biseda shkoi tek Bostoni, që për shumë vite është quajtur dhe “kryeqyteti i shqiptarëve Amerikës”  ku, të paktën unë dhe Fuati kishim pak më shumë mbresa qëndrimi Bostoni është një qytet i dashur në të gjithë stinët e vitit. I futur në zemrën e tij apo edhe në atë që ne e quajmë periferi, por që nuk dallon asnjë grimë nga qendra jeta, gëlon me bukurinë e tij dhe, pa dyshim dhe me mjaft sfida të bukura që të gëzojnë të mençurojnë  dhe të japin një pasaportë universale brenda këtij qytetërimi. Kujtuam me rast një kovaç që punonte në një fshat turistik që ishte disa kilometra larg Bostonit dhe që kishte për qëllim që para brezave të rinj dhe të turistëve të shumtë të sillnin hapat e parë të lindjes së qytetrimit pas ardhjes së emograntëve në këtë ve d të bekuar.

Kovaçi për të cilin po flisnim me kureshtje po edhe me një lloj ligji të pashkruar, pyeste të gjithë ata që e vizitonin farkën e tij  që ishte saktësht si në atë kohë. Për ne, shqiptarët, pamja e tillë ishte jo shumë e largët . Në periferi të qyteteve tona, në kooperativat bujqësore, të gjithë e kanë

parasysh pamjen e kovaçëve që kalitin kosore, sëpata, bënin parmenda, gjilpëra duhani, kazma, sqeparë,, Kovaçi amerikan sa e merrte vesh se nga cili shtet ishe vizitori ai me njëherë e thoshte emrin e profesionit të tij “Kovaç” – i thonë në Shqipëri? – na tha.

Lumturuan sytë e tij, jo më pak dhe ne që po e dëgjonim këtë emër profesioni që, mbase edhe djemtë e vajzat e sotme shqiptare, nuk e dinë se si quhet. Pale që të shkojnë të paktën një herë në vit në një farkë që të kthejnë kohën pas në mjeshtëritë e prindërve të tyre.

. Kësaj radhe e kishte radhën Fuat Memelli nikoqiri i drekës miqësore, të thoshte përvojën e tij shumë  të bukur, shumë befasuese . Dhe  ajo e kishte “vendlindjen” në Boston të Masaçusesit.

E njeh cep më cep Fuat Memelli Bostonin. Nuk është nga ata që ecën me makinë, por ka dëshirë që të ndjejë frymimin  e jetës bostoniane, flokët e dëborës, verdhëllimin e pyjeve, po kaq sa edhe të vendlindjes së tij, Devollit që këto ditë do i bëjë dhe ceremoninë e marrjes së titullit më të lartë të nderit që mund t’i jepet një qytetari të përkushtuar si Fuat Memelli që është shpallur “ Qytetar Nderi”.

Madje dua të kujtoj edhe një gjë të bukur se vitin e kaluar ai me nismën e tij dhe të disa shqiptarëve të tjerë, shpalli në Boston dhe Konkursin “Fotografia më e mrë e vjeshtës në Boston

Atë ditë në atë pranverën dehëse që vjen pak më vonë, po është më shpërthyese dikur në një rrugë ai sheh një saksofonsit që i binte qetë saksofonit të tij. Natyrisht nuk kishte partiturë përpara  e aq më shumë një dirigjent që t’i ngrinte baketën e tij karakteristike dhe ai të .. niste..

Natyrisht dëgjimi një saksofonisti, i një violinisiti  dikur në Njy Port, i një grupi kitaristësh  meksikanë në një shesh,  nuk është e rrallë në këtë qytet.  Vetëm me një ndryshim se ata nuk kanë atë gazetë që vënë instrumentistët  tanë, po në fund njeri nga grupi nxjerr një kapele dhe merr nga bujaria e njerëzve që kanë shijuar këtë muzikë një shpërblim modest. Aq sa e ke të vështirë që të kuptosh se ata kanë dalë për para apo për të argëtuar qytetarët e turistët e shumtë që mbushin rrugër trenat turistikë, muzetë etj

…. U afrua dhe pas përshëndetjes së zakonshme  saksofonisti amerikan që nuk dihej se prej nga ishte me rrënjë në atë qytet, e pyeti buzëqeshur:

-Nga jeni zotëri?

-Nga Shqipëria ,-iu përgjigj me shumë qetësi dhe me një respekt të veçantë për këtë muzikant që ishte vërtet i përsosur në atë mjeshtëri të kishte.

Kaq.

Nga Shqipëria?!! – e kishte ripërsëritur muzikanti pyetjen

-Po.

-A dëshironi që të ekzekutoj Himnin Kombëtar të Shqipërisë?

Fuati, ky regjisor i talentuar, skenarist muzikant, operator, në çast u befasua pak.

Jo se nuk e besonte atë, po iu duk  vërtet një befasi, për të mos thënë çudi, kërkesa e tij.

O, sa po gëzohej! Të dëgjonte me mijëra kilometra larg Kryekëngën e kombit të vet!! Kushdo që të ishte, do ta lumturonte atë që t’i këndonte qoftë dhe disa tinguj, disa vargje.

U skuq pak. Nuk dinte si ta niste. Me falenderimin tipik amerikan që është pasaporta e çdo mjedisi, shkolle, zyre, suoermarketi, rruge,  e çdo njeriu e çdo brezi e, për të cilën ata kanë dhe një festë zyrtare që e quajnë  Dita e Falenderimeve

Mjafton një  “po” e thjeshtë që, ai, muzikanti i një muzike argëtuese pak më parë, për të rinj e turistë të niste me mjaft seriozitet e mjaft saktësi deri në përsosmëri  Himnin e Flamurit të Shqipërisë. Fytyra e Fuatit mori një dritë të fortë. Një dallgëzim i fuqishëm i erdhi brenda vetes. Kishte shkuar në mjaft vende të botës. Kishte parë mrekulli të shumta, po ajo e asaj dite ishte një kryemrekulli. Iu duk se ishte atje në vendlindje në Devoll, në Tiranë, në Pogradec, në valët e detit jonian dhe adriatikas.

Iu duk se po e prekte me këmbë,  ashtu si dikur çdo pëllëmbë të tokës së tij.

Po qante së brendshmi Fuati me lotë gëzimi që i kanë hije burrit të mençur. Përroi i lotëve të tij duket se po niste atje në Devollin e mollishteve ku dhe valet janë si dallgë deti dhe po ndalonte atje buzë Atlantikut që atë ditë kishte një shushurimë të ëmbël, si një iso e bregdetasve apo e polifionisë labe dhe devollite.

Muzikanti ishte i jashtëzakonshëm në këtë interpretim. Po të kishte fizarmonikën e tij që mund ta merrte vetëm pas disa stacioneve të trenit, ai mund të krijonte një duet me këtë muzikant kaq të mirë kaq të dashur. Mbase edhe vetë bostonianët që do të ishin do ta mirëkuptonin këtë shqiptar që e donte Amerikën kaq shumë

-Unë mund të ekzekutoj 150 himne kombëtare të shteteve të botës –i tha muzikanti, – dhe ishte gati që, nëse ia kërkonte Fuati, mund t’i ekzekutonte me dashuri, me vistuozitet.

 Jo, atë ditë donte të jetonte me dallgëzimin e Himnit të Shqipërisë të kënduar në atë tokë të bekuar. E kishte dëgjuar dhe e kishte mësuar mjft mirë Himnin Amerikan dhe ja sot po dëgjonte në rrugë edhe atë të vendit të tij. Bëri dhe një foto kujtimi me të       që e ruan si diçka të vyer në koleksionin e tij amerikan.  Mbase po  rizgjohej Noli dhe Konica atë çast  dhe poe falenderonin dhe ata atë muzikant. Ai në çast ishte bërë një Urë e madhe. Më e madhe se Urat që ishin ndërtuar në Lumin Çalrs. Ishte Ura e Kulturës që  Amerika e madhe kishte ngritur me tërë ato shtete, kombe. Mjaft përfaqësues të tyre i shihje dhe i takoje edhe në Boston, edhe në Njy Jork, në Ohajo, edhe në Konetika, edhe në Njy Xhersi, edhe në Filadelfia, edhe..

Kishte marrë mësimin më të bukur. Ishte bërë dy herë shqiptar dhe dy herë amerikan atqë ditë që po dëgjonte në atë tokë himnin e flamurit të tij . Dhe këtë po e bënin dhe mjaft qytetarë të tjerë që qëndruan të heshtur dhe me nderim para këtij Himni flamuri.

Tiranë, 16 maj 2018