Sa herë t’ia dëgjoni Valbonës gjamët

Ika valëve të Valbonës
Qielli e uji i pastër.
Dita e bukur…

Erdhën politikanët
I lanë aty fytyrat.
Dhe ylberit i ikën shtatë ngjyrat.

Sa herë t’ia dëgjoni Valbonës gjamët

Aty shkojnë e vijnë politikanët…

 

Ramiz Lushaj

Tropojë, 18 maj 2015