Ballina Kryesore Në Prizren, gjuhë zyrtare turqishtja, serbishtja, anglishtja, e fundit shqipja. Skandal…!

Në Prizren, gjuhë zyrtare turqishtja, serbishtja, anglishtja, e fundit shqipja. Skandal…!

KFOR-i turk në Prizren të Kosovës e ka vendosur një tabelë në rrugen e ndërtuar prej tij.

Në tabelë janë shkruar informacione në katër gjuhë dhe gjuha shqipe është renditur e fundit.

Si duket në Prizren shqiptarët janë minoritet ,sipas turqve, kurse turqit dhe serbët janë shumicë.

Pas turqishtës, serbishtës dhe anglishtës Gjuha Shqipe është renditur e fundit duke ofenduar kështu 98 për qind  të shqiptarëve autoktonë prej shekujsh në Prizren, në një nga vendet historike e turistike më të njohura në shtetet e trevat shqiptare në Ballkan.

Presidenti, Kuvendit e Qeveria e Kosovës, organizmat ndërkombëtare në Kosov ë si NATO, BE, etj. lipset të ndërhyjnë në mospasjen e asnji rasti të tillë në tokën e historinë e sotme e të neserme të Kosovës. (Sh.U.)