Binjakëzohen komunat Guci e Pejë

Sot, më 30 të korrikut 2018, u binjakëzuan komuna e Gucisë në Malin e Zi dhe komuna e Pejës në Kosovë.

Kryetare e komunës së Gucisë, Anela Çekiq dhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, e nënshkruan dokumentin përkatës të bashkëpunimit të vazhdueshëm e shumëplanësh ndërveti. (V.E.)