TIRANE– Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përmes një letre ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Luan Hajdaragës, shpreh vlerësimin e tij për “legjislatorin e talentuar”.
Teksa shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Hajdaragës, ai thotë se figura e tij do të shërbejë si “model për dituritë, energjitë dhe shpirtmadhësinë e tij”.
Ruçi shotë se Hajdaraga, “si një njeri i rrallë i arsimit, kulturës dhe interesit publik, ka dhënë kontribut si rrallëkush për të majtën shqiptare”.