Ballina Enciklopedi Dinozaurët: Kur u shfaqën, llojet e tyre dhe si u zhdukën zotërit...

Dinozaurët: Kur u shfaqën, llojet e tyre dhe si u zhdukën zotërit e Tokës

C525Y6 A Spinosaurus searches for its next meal.

Shumica e njerëzve mendojnë se dinozaurët janë zvarranikë të mëdhenj, të egër e të zhdukur. Dinozaurët janë të të gjitha formave dhe madhësive. Ato ishin kafshët më të mëdha tokësore të të gjitha kohërave, por një numër i madh dinozaurësh arrinin përmasat sa të një gjeli deti.

Dinozaurët u shfaqën për herë të parë rreth 230 milion vjet më parë. Ata sunduan tokën për rreth 135 mln vjet derisa filloi zhdukja 65 milion vite më parë. Shkencëtarët nuk pajtohen plotësisht por zhdukja e mundshme e tyre ka të bëjë me mbytjet kimikate, vullkanet e shpërthyera, ndryshimet klimatike dhe ndoshta faktorë të tjerë.

Dinozaurët lartësoheshin mbi çdo kafshë tjetër mbi faqen e tokës. Me luspa, kthetra dhe muskuj të fortë, këta reptilë gjigantë u zhvilluan për miliona vjet për t’u bërë zotërit e padiskutueshëm të të gjitha formave jetësore parahistorike.

Të fuqishëm dhe të egër, të armuar dhe të pasulmueshëm, dinozaurët lartësoheshin mbi çdo kafshë tjetër mbi faqen e tokës. Me luspa, kthetra dhe muskuj të fortë, këta reptilë gjigantë u zhvilluan për miliona vjet për t’u bërë zotërit e padiskutueshëm të të gjitha formave jetësore parahistorike.

Njeriu nuk do të mund të zhvillohej ose mbijetonte kurrë në një botë të tillë me dinozaurë mishngrënës që endeshin pothuaj në të gjitha rajonet e tokës që ishte atëherë një sipërfaqe e vetme e madhe.

Diapazoni i epokës së dinozaurëve është pothuaj tej fuqisë së perceptimit tonë. Mendoni, për një çast, se 225 milionë vjet më parë, dinozaurët mbretëruan dhe lulëzuan për 160 milionë vjet të tjera, ndërkohë që paraardhësit tanë majmunë u shfaqën mbi tokë vetëm 2 milionë vjet më parë, ndërsa njeriu modern ka vetëm 50,000 vjet që është rrotull.

Në një farë mënyre, për shkak të ndonjë kataklizme, dinozaurët u zhdukën. Në shkallën kohore evolucionare të historisë së Tokës, ata u zhdukën brenda një nate. Katastrofa, që zhduku dinozaurët dhe tre të katërtat e çdo specie tjetër mbi Tokë, e ktheu peshoren evolucionare në favor të mamalëve të vegjël tip brejtësash, të cilët evoluan në majmunë të vegjël dhe, më në fund, në racën njerëzore.

Vetëm një mbeturinë e Epokës së Dinozaurëve vazhdon të zvarritet mbi tokë edhe sot e kësaj dite. Dhe ky është krokodili. Por edhe krokodili më i madh është një krijesë e vogël krahasuar me reptilët gjigantë dinozaur, si p.sh, Brontosauri 325 tonësh, që ishte barngrënës, ose mishngrënësi Tiranosaur rex, më gjiganti që ka jetuar mbi tokë, 16 metra i lartë, 12 metra i gjatë dhe që peshonte 7 ton. Me një kokë të madhe dhe të armuar me pllaka dhe të gjatë një metër e gjysëm, me një gojë si shpellë të pajisur me dy radhë dhëmbësh të mprehtë si brisk, Tiranosauri rex ushqehej me pothuaj të gjitha speciet e tjera të gjalla, që nga xhunglat subtropikale të Anglisë parahistorike deri në tokat moçalore që janë sot stepa në Amerikën e Veriut.

Vetë dinozaurët u zhvilluan, ashtu si të gjithë format e tjera të jetës, nga krijesat e hershme të detit. Lëvizje të mëdha në koren e Tokës sollën ndryshime klimatike. Oqeanet filluan të tërhiqen dhe filluan të shfaqen mbi ujë masa të mëdha toke. Me stabilizimin disi të këtyre sipërfaqeve të tokave, disa prej krijesave të detit bënë kalimin në tokë duke zhvilluar mushkëri dhe gjymtyrë primitivë për të bërë të mundur gjetjen e ushqimeve shtesë në bregdetet e reja. Disa prej tyre dukeshin si fulterëz gjigantë me një sy të tretë midis ballit të tyre. Besohet se ky sy i tretë u zhvillua për të parë qartë mbi tokë. Me kohë, sytë e tjerë si edhe mushkëritë u përshtatën për jetën në tokë. Syri i tretë u bë i papërdorshëm, por ai nuk është zhdukur plotësisht nga format jetësore që u zhvilluan nga këta amfibë primitivë. Madje edhe sot, fshehur brenda trurit të njeriut, ndodhet gjendra pineale (hipofiza), në madhësinë e një bizeleje, që është një mbetje e trashëguar e syrit të tretë.

Por shumë kohë më parë se të shfaqeshin mbi faqen e tokës paraardhësit e njeriut, reptilët u transformuan në dinozaurë. Gjatë Epokës Mesozoike, nga 225 milionë vjet të shkuara deri 65 milionë vjet të shkuara, speciet e adaptueshme dhe të shumëllojshme të dinozaurëve fillonin me mishngrënësin Compsognathus, që kishte përmasat e një pule dhe mbaronin me gjigantin Brontosaurus.

Dinozaurët u përpunuan nga forcat e natyrës derisa arriti një çast kur asgjë nuk mund t’i zëvendësonte më ata në shkallën evolucionare. Pastaj, papritur, ata u zhdukën kaq plotësisht saqë, deri 200 vjet të shkuara, njeriu nuk e kishte fare idenë se mbi faqen e planetit kishin ecur dikur krijesa të tilla gjigante. Mbetjet e para të një dinozauri u gjetën nga një fermer në një fushë pranë Cuckfield, Saseks, Angli, në 1822.

Dhëmbët e dinozaurit duket se ngjasojnë me ato të iguanës së sotme, kështu që atij iu dha menjëherë emri Iguanadon. Por me gjetjen e kockave të tjera dhe me bashkimin e dinozaurit të plotë, shkencëtarët e hershëm arkeologjikë kuptuan se dinozauri nuk kishte krahasim me asnjë krijesë tjetër. Kockat e gjetura u krahasuan pastaj me gjetje të tjera në rrafshet e Amerikës Veriore, ku u zbuluan gjymtyrët e parë gjigantë të Brontosaurit dhe, ngadalë, shkencëtarë skeptik, tashmë të quajtur paleontologë, filluan të bashkojnë rebusin kolosal të dinozaurëve. Por vetëm pak kohë më parë filluan ata të vrasin mendjen mbi misterin e zhdukjes së papritur të këtyre kafshëve në dukje të pashkatërrueshme.

Nga pjesa e dytë e shekullit XVIII, arkeologë gjermanë zbuluan fosile molusqesh detare gjigante, guacka të mëdha spirale të quajtura amonite që rriteshin deri 4 metra në diametër. Amonitet janë zhdukur njëkohësisht me dinozaurët, ashtu si shumë lloje bimësh primitive.

Teoritë lidhur me zhdukjen e dinozaurëve janë të shumta. Disa shkencëtarë thonë se një ndryshim gradual i klimës shkatërroi vegjetacionin, bazën e jetës të disa dinozaurëve, ndërsa dinozaurët mishngrënës u disorientuan dhe u squllën dhe nuk arrinin të mbronin vezët e tyre nga bisha më të vogla dhe më të adaptueshme.

Megjithatë, dinozaurët kishin mbijetuar, adaptuar dhe lulëzuar gjatë periudhash kritike klimatike, kështu që duhet të ketë qenë një incident shumë më violent dhe i papritur që solli zhdukjen e tyre të plotë.

Shenjat e para të një përgjigjeje të mundshme erdhën në 1974, kur Dr. Luis Alvarez i Universitetit të Kalifornisë bëri analiza mbi një shtresë argjile marrë nga një vend në Itali. Argjila përmbante nivele të elementit iridium më shumë se 30 herë më të larta se ç’mund të priteshin normalisht. Përveç riftit vullkanik, e vetmja ngjarje që mund të shpërndante kaq shumë iridium të tokës në atmosferë, gjykoi Dr. Alvarez, mund të ketë qenë goditja e një meteori mbi koren e planetit.

Megjithëse Toka bombardohet vazhdimisht nga shumë meteorë të vegjël, vetëm rreth 200 prej tyre kanë qenë aq të mëdhenj sa të kenë depërtuar atmosferën.

Disa prej tyre kanë lënë edhe kratere mbi tokë, të cilat mund të shihen edhe sot, por një meteor i aftë që të “kripi” në çast Tokën me iridium me një sasi të tillë që të mundte të zhdukte dinozaurët, duhet të ishte të paktën me një diametër prej 12 kilometrash, duke çliruar energjinë e një miliard bombave bërthamore si ajo e Hiroshimës, duke lënë një krater të paktën dy kilometra të thellë dhe disa kilometra të gjerë.

Sigurisht, një “ciflosje” e tillë masive e kores së Tokës nuk do të mund të mbetej e fshehur. Përveç kësaj, po të kishte goditur një masë toke një meteor i tillë gjigant nuk do të ishte çliruar vetëm iridium, por edhe miliarda ton shkëmb të thërmuar dhe pluhur që do ta kishte mbështjellë Tokën me një errësirë të plotë për shumë vjet duke zhdukur jetën mbi të. Por meqë disa forma jete mbijetuan dhe procesi i evolucionit vazhdoi, teoria e meteorit nuk mund të mbetet më e padiskutueshme.

Ishte kolegu i Dr. Alvarez, astronomi Fred Whippli, i cili ka dhënë të vetmen përgjigje të pranueshme.

Po sikur një meteor, madje edhe një asteroid, të jetë përplasur mbi fundin e detit dhe jo mbi tokë?

Efektet do të kishin qenë të ndryshme, por njëlloj katastrofike për dinozaurët. Përveç pluhurit që do të hidhej në ajër, globi do të rrethohej me një veshje të trashë, deri 2 kilometra, avulli. Në çastin e goditjes oqeanet do të vlonin furishëm dhe planeti do të kishte qenë përmbytur nga uji i ngrohtë. Kjo do të shkatërronte aq vegjetacion sa që dinozaurët peshkngrënës të zhdukeshin nga uria. Pas uljes së pluhurit dhe mbetjes së avullit, lagështia do të shkatërronte dinozaurët që jetonin në tokë.

Në oqeane do të mbijetonin vetëm krijesat e thellësive më të mëdha dhe të ftohta. Ndërsa në tokë do të mbeteshin relativisht të padëmtuara dhe do të mund të përshtateshin vetëm mamalët e vegjël me gëzof me sisteme mjaft të zhvilluara metabolike. Brejtësat e vegjël, paraardhësit e njeriut, do të mund të ushqeheshin me vezët dhe mishin e dinozaurëve gjigantë që do të ishin bërë të pazot dhe të dobët kundrejt elementeve.

Një meteor ose asteroid mjaft i madh për të shkaktuar një boshllëk në vijimësinë e jetës do të duhej patjetër të linte ndonjë gjurmë diku. P.sh, mund të ketë formuar një ishull të ngulur në dyshemenë e oqeanit duke patur sipërfaqen mbi ujë. Megjithatë, akoma nuk është gjetur një dëshmi gjeologjike e një “predhe” të tillë ndërplanetare të ngulur në lëkurën e Tokës.

Prandaj, sipas Dr. Whipple, meteori duhet të jetë përplasur në Oqeanin e Paqësorit dhe është varrosur në pllakën ravguese të kores së Tokës që do ta ketë mbartur atë ngadalë drejt lindjes për mijëravjeçarë derisa të jetë përplasur dhe ngjeshur pas kontinentit të Amerikës Veriore ose asaj të Jugut.

Pastaj, ashtu si edhe me copërat dhe shkëmbinjtë e tjerë të dyshemesë oqeanike të Paqësorit, do të jetë detyruar të hyjë nën kurrizoren kontinentale dhe të gëlltitej nga bërthama e shkrirë e Tokës, gati për t’u “pështyrë” përsëri përpjetë në formën e lavës së tretur, duke formuar tokë të re dhe duke ofruar më shumë jetë për banorët e planetit që gati e shkatërroi.

Kuriozitete

Fluturimet

Shkencëtarët mendojnë se janë zhdukur vetëm dinozaurët e mëdhenj, sepse sipas tyre, edhe zogjtë janë dinozaur të gjallë, por me përmasa të vogla. Fosilet tregojnë se disa nga dinozaurët më të zhvilluar kishin pupla apo pendë si mbulesë të trupit të tyre. Shumica e njerëzve mendojnë se zvarranikët fluturues të zhdukur që quheshin pterosaurë ishin të afërmit më të ngushtë të dinozaurëve.

Prejardhja

Fosilet e para të dinozaurëve u njohën në shekullin e 19-të. Në vitin 1842, paleontologu Richard Owen shpiku termin dinozaur, me prejardhje nga fjala greke “deinos”, që do të thotë i tmerrshëm ose i madh, dhe “sauros” që do të thotë hardhucë. Shkencëtarët i ndanin dinozaurët në dy grupe – saurischians dhe ornithiaschians, të bazuar në strukturën e kockave të tyre.

Llojet e dinozaurëve

Saurisianët janë të ndarë në dy grupe – bimëngrënëse, sauropodet me katër këmbë dhe teoropodet, mishngrënëse me dy këmbë.

Dinosaurët Ornithischian, janë një grup dinozaurësh me sqep, ato janë barngrënës.

Zvarranikët detarë: Gjatë epokës së dinozaurëve, shumë gjëra kanë ndodhur nën sipërfaqen e oqeaneve të botës. Një familje e bollshme zvarranikësh detarë në masë të madhe janë zhdukur shumë në fund të periudhës së ashtuquajtur Jurassic./ Tirana Observer/