Ballina Bota Protesta në Rusi kundër moshës së pensionit

Protesta në Rusi kundër moshës së pensionit

Mijëra vetë protesuan sot në Moskës kundër një propozimi të debatuar të qeverisë për rritjen e moshës së pensionit. Protestës ju bashkua edhe Partia Komuniste.

Protesta të ngjashme pati edhe në qytetet Shën Petërburg dhe në Jekaterinburg.

Në fillim të muajit, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus miratoi ligjin për rritjen e moshës së pensionit për burrat nga 60, në 65 vjeç, ndërsa për gratë nga 55, në 63 vjeç.
Protestuesit thanë se përbën shqetësim fakti i jetëgjatësisë së shkurtër në Rusi, dhe se njerëzit nuk do të mund të jetonin sa për të marrë pesnionin e qeverisë.

Qeveria argumenton se Rusisë i duhet të ndërmarrë reforma për të fuqizuar ekonominë e vendit.

Ekonomia ruse ka patur pasoja pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi për shkak të aneksimit të Krimesë dhe rënies së çmimit të naftës. Vitin e kaluar prodhimi i përgjithshëm bruto shënoi një rritje prej 1,5 për qindsh.