Afaristi i mirënjohur i qytetit të Ulqinit Nexhat Hasanaga është zgjedhur në krye të Klubit futbollistik Otrant Olimipik të qytetit të Ulqinit.
Siç mësohet nga një kumtesë nga KF Otrant Olimpik, kandidaturën e Hasanagës e ka përkrahur kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq duke shtuar se do të ketë përkrahje të madhe në punën e tij.
Në vitin e ardhshëm futbollistik barrën kryesore të klubit do ta mbajnë lojtarët vendas por me mundësi edhe të ndonjë përforcimi.
Në ditët në vazhdim do të caktohet edhe trajneri i ri i klubit.