Daçiq dëshpërohet nga Rusia dhe Kina për Kosovën

Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq, është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), dhe ka deklaruar për gazetën beogradase se ndihet i dëshpëruar pse Pekini zyrtar dhe Moska nuk do të jenë pjesëmarrëse në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Për ndarjen e Kosovës as që flitet, ne së paku kemi pritur që Pekini dhe Moska zyrtare do të kyçen në dialog, por kjo nuk do të ndodhë pasi që as SHBA nuk është e interesuar”, ka deklaruar Daciq.

“Për Serbinë, njohja e Pavarësisë dhe mbështetja e Kosovës për ulëse në Kombet e Bashkuara (OKB), kurrë nuk ka qenë opcion”, ka sqaruar Daciq, duke bërë të ditur,se fuqitë e mëdha vetëm se e kanë mbështetur vazhdimin dialogut dhe gjetjen e kompromisit me këtë dialog.

Më pas Daciq ka luajtur me fjalë diplomatike duke thënë se “përpara, na thuhej se çështja e Kosovës është e kryer, ndërsa tash, po kërkohet përsëri kompromis nga palët”, dhe kjo mund të them se është një ndryshim i lehtë, ka përfunduar Daciq.