Ballina Aktualitet Ata po provojnë të përvetësojnë edhe shenjtorët tonë!

Ata po provojnë të përvetësojnë edhe shenjtorët tonë!

Nga Nikollë Camaj – Tuz, Podgoricë
 
Na gëzon fakti se në Ulqin do të ngritët shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut! Është ky rast i mirë për të përkujtuar se e vetmja procedurë që çon deri te realizimi i kërkese për vendosjen e një monumenti të tillë në Malësi, është iniciativa e LDSH-së, drejtuar Kuvendit të Tuzit, si të vetmit organ legjitim për t’ju drejtuar për leje ministrisë së kulturës.
Por derisa disa po e shëtisin me trena krye-heroin tonë, kam frik se edhe kjo çështje do të zvarritet, njëjtë siç e zvarriten edhe çështjen e komunës!
Ne jemi të vetëdijshëm se ky pushtet nuk do t’ua lanë meritat atyre që iniciuan dhe mbajtën gjallë kërkesat tona, por shërbëtorëve të vet, por ne jemi të kënaqur që ato të realizohen, pa marre para sysh se kujt i takon merita!
Nga shtypi i sotëm mësojmë se këtij fakti po i gëzohen edhe strukturat serbe, duke tentuar ta përvetësojnë heroin tonë. Kurrgjë e re për ne, pasi që kjo është dukuri për ata popuj që nuk kane me çfarë të krenohen! Ata po provojnë të përvetësojnë edhe shenjtoret tona! Por, siç dihet, politika që bën zonja që citohet në “Vijesti” të datës së sotme, nuk është në gjendje as sot ta kuptojë politikën properëndimore të Ballkanit, e jo më në kohen e Gjergjit!