Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta e Adem Demacit

1 demaci shkrimtaret

Lajmin e dhimbshëm e ndarjes fizikisht  nga jeta e Adem Demacit,  këtij  burri të mëncur e patrioti  të shquar, simbolit të rezisencës kosovare,  shqiptari  i fismë 24 karat flori, autor i dhjetra  veprave historike, – ka prekur thellë shpirtërisht në mënyrën më të konsiderueshme dhe të dhimbëshme tërë komunitetin e poetëvë, shkrimtarëve e artistëve shqiptaro-amerikanë -botën e artit në Diasporën e Amerikës.

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë shpreh ngushëllimet më të sinqerta e të përzëmërta për këtë humbje të madhe për Kosovën dhe Kombin Shqiptar. Trashëgimia e tij luftarake, historike, heroike  dhe politike, qytetare dhe intelektuale, veprat  letraro historike e dokumentare janë mbresëlënëse dhe dëshmi e gjallë e dritës së tyre  që ai la pas…!

Ngushëlime familjes Demaci për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë!

Ngushëllime Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës..!

Ngushëllime Kosovës dhe Kombit Shqiptar, bashkëkohasve të tij, miqve dhe admiruesve të tij të shtrenjtë..!

I përjetshëm Kujtimi e Vepra e Tij ..në Muzën e Dheut dhe “Lemzën e Kombit Shqiptar”..!

I qoftë i lehtë  dheu i Kosovës Martire që Baca  Adem Demaci i kushtoi  Jetën..!

Prehu në Paqen e Amëshuar, aty ku prehen Engjëjt & Kreshnikët..Baca Adem..!

Amen..!

Kryesia e Shoqata  e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë:

President

Adnan MEHMETI

Kryetare

Raimonda MOISIU

Sekretare

Dr.Prof. Yllka FILIPI