Konstandini i Madh, ky burrë që ndryshoi historinë

Nga Nikollë Loka – historian

Konstandini i Madh lindi ne Naissus (Nish) me 27 shkurt 272. Vdiq ne Ancyra (Ankara) me 22 maj 337. Perandor nga viti 306 deri ne vitin 337.
Titujt perandorak
Imperator Caesar Caius Flavius Valerius Constantinus, Piu Felix Victor Augustus, Pontifex Maximus, Pater Patriae, Germanicus Maximus (4 here) Sarmanticus maximus (2 here), Gothicus Maximus (2 here), Dacicus Maximus, Tribunicae Potestatis (21 here), Consul (7 here), Proconsul.
Mbishkrimet ne monedha
Bono Republicae Nato (I lindur per te miren e shtetit)
Familja
Babai i Konstandinit te Madh ishte Perandori Konstanci I, e ema Helena, e shpallur shejtore njihet boterisht si Shen Helena. Nga martesa e pare me Minervinen pati nje djale, Krispin; ndersa me gruan e dyte, Fausten, vajzen e Perandorit Maksimian, pati tre djem: Konstandini II, Konstanci II dhe Konstanti I, si dhe dy vajza: Konstantina dhe Helena.
Veçanesitë
-Perandori i pare i krishtere
-Themeluesi i Konstandinopojes. Vizioni i Tij per Romen qytet te perjetshem qe misherohej ne Konstandinopojen jetoi per 1129 vjet. Deri te Konstandini XI qe u vra ne lufte kunder osmaneve ne muret e Konstandinopojes, te gjithe perandoret e Perandorise se Lindjes per 11 shekuj e kane quajtur veten pasardhes te Konstandinit te Madh.
– Ndertuesi i objekteve me te medha kristiane. E quante veten perfaqesues te zotit mbi toke dhe i dha sundimit te vet karakter hyjnor.
– Eshte shpallur shenjt nga kisha e krishtere. Kisha e Lindjes e konsideron si shenjtorin me te madh.
Rinia e Konstandinit
Gjate njeres prej fushatave ne Lindje, gjenerali Konstanc u njoh me Helenen, vajzen e nje familje te thjeshte. Nga martesa e tyre lindi Konstandini. Kur Perandori Dioklecian vendosi ta shpalle Konstancin I Çezar, per te shuar shpresat dinastike te Tij e mori Konstandinin prane vetes ne Nikomedi. Konstandini qendroi atje gjate gjithe kohes, i rrethuar me perkujdesje te veçante dhe u mesua prej dijetareve me te shquar te kohes. Ai shfaqi prirje te forta ne artin ushtarak, politike dhe arkitekture. Autoret antike e pershkruajne “me trup dhe mendje te hijeshuar prej Hyut, shprehje te bute dhe pamje madheshtore. Dukej i rezervuar dhe i meshirshem ne paqe dhe i vendosur e imponues ne lufte. Gjeneral i madh qe dinte te frymezonte te vetet me dashuri dhe armiqte me terror”.
Me kete shenje Ti do te fitosh
Ende i ri ne moshe, Konstandini u angazhua ne luftera ne krah te Perandorit Dioklecian kunder uzurpatorit Achilens ne Egjypt dhe Palestine. Pastaj i’u bashkua Perandorit Galeri ne lufte kunder sarmanteve. Ne vazhdim ishte me babain e Tij kunder pikteve, duke realizuar fitore te madhe. Sapo i vdiq babai, trupat e shpallen August ne Britani. Me kete titull, Konstandini kaperceu Kanalin dhe mundi franket, duke vrare mbreterit e tyre: Ascaric dhe Merogaise. Pastaj fitoi edhe nje beteje tjeter me barbaret ne Massilia (Marseje).
Ne vitin 312, duke perfituar nga kerkesa qe i beri Senati per çlirimin prej tiranise se Maksencit, u nis per ne Rome. Ndersa po afronte ora e betejes, Konstandinit i’u shfaq ne qiell nje kryq, mbi te cilin ishte shkruar: “In hoc signo vinces” (Me kete shenje Ti do te fitosh). Ushtria konstandiniane kishte 70 mije kembesore dhe 8 mije kalores, ndersa ajo maksenciane 170 mije kembesore dhe 18 mije kalores. Megjithate ishte klasi i gjeneraleve qe vulosi fatin e betejes. Lufta perfundoi me triumfin e plote te gjenise konstandiniane. Beteja mbi uren Milvius eshte pare nga autoret kristiane si shprehje e vullnetit hyjnor, per ta nxjerre krishterimin nga katakombet ne driten e diellit. Kjo beteje shenon pike kthese ne proceset e zhvillimit historik, si njera nder ngjarjet me te rendesishme te Historise se Vjeter.
Drejt endrres konstandiniane: Nje zot, nje Perandor
Koalicioni i barbareve, i perbere prej bruketreve, chamoveve, cherusquiteve, lancioneve, alemaneve dhe tubanteve, duke perfituar nga angazhimi i Konstandinit ne Itali, theu traktatin e paqes te vitit 306. Ushtria perandorake rikthehet me shpejtesi e ne luftime te ashpra i shpartalloi krejtesisht armiqte. Shteti i stermadh romak tani qeverisej nga dy Auguste: Konstandini dhe Licinusi (burri i motres se Konstandinit). Duke perfituar nga mosmarreveshjet ne zgjedhjen e çezareve, Konstandini filloi eleminimin e kunatit. Beteja e pare ne mes tyre u zhvilluz ne Cibalae (Vinkovc te Panonise) dhe kurorezohet me fitoren e Tij, por megjithate Licinusi mblodhi forcat per nje beteje te dyte, ne Campus Ardiensis, te cilen e humbi perseri. Pas ketyre fitoreve, Iliriku kaloi ne pjesen konstandiniane te sundimit.
Me vendosjen e paqes se brendeshme, furia konstandiniane ndeshkoi sarmantet, qe kishin kapercyer Danubin dhe pastaj shpartalloi gotet e mbretit Rausimod. Por pas pak, ekuilibret e brendeshme u prishen perseri, si rrjedhoje e nderhyrjes se Konstandinit ne pjesen e shtetit qe sundohej prej Licinusit.
Asnje lloj provokimi nuk kishte, por ne ndjekje te armiqeve Konstandini ishte i detyruar te hynte me ushtrine e Tij ne pjesen e sundimit te Licinusit, pa rrezikuar asnje marreveshje te arritur me kolegun e vet. E verteta eshte se kerkohej thjeshte nje pretekst per ta prishur marreveshjen dhe ne çdo situate pretekstet mund te gjenden. Licinusi si kunderpergjigje hoqi dore nga Edikti i Mediolanumit, qe ndalonte persekutimin e te krishtereve.
Me nje ushtri prej 120 mije kembesore dhe 10 mije kalores, Konstandini u shfaq ne rrethinat e Adrianopolit, ku e priste Licinusi me 150 mije kembesore dhe 15 mije kalores. Ne betejen e pare ne Bizant, ushtria e Licinusit u mund dhe u detyrua te terhiqet ne Azine e Vogel, per nje beteje te dyte ne Chrysopolis. ketu ushtria e Licinusit u mund dhe vete Ai dorezoi purpurin perandorak ne kryeqytetin e vet ne Nikomedi. Motra e Konstandinit, Kontsnatia i kerkoi vellait faljen e jetes per te shoqin Licinusin, i cili ne fillim vetem u burgos, por pastaj u akuzua per bashkepunim me barbaret dhe u denua me vdekje. Konstandini u be keshtu sunduesi i vetem i Perandorise.
Si perandor i vetem Konstandini udhehoqi nje fushate te suksessshme kunde goteve ne Danub. Edhe ne vitin 334, Konstandini personalisht ishte i angazhuar ne luftimet kunder sarmanteve, duke futur ne kontroll pjesen me te madhe te Dakise.
Roma e re në buzë të Bosforit
Kur perandori ilir i Romës, Konstandini, e pa për herë të parë Bizantin, qyteti kishte thuajse njëmijë vjet jetë. Që në shekullin VII para Krishtit ekzistonte këtu një qytet i vogël, me akropolin në kodër, aty ku sot shtrihet Shën Sofia dhe Pallati i Sulltanëve. Në të vërtetë fillimisht Konstandini kishte në plan thjeshtë të ndërtonte një qytet, ku të përjetësonte emrin e tij, por pas vizitës së dytë në Romë, e pa se qyteti i vjetër, me tërë atë traditë republikane dhe pagane s’kishte se si të shndërrohet në zemrën e Perandorisë së re të krishterë. Prandaj në vitin 330 të erës sonë, në atmosferën e festimeve, që zgjatën katër ditë, Konstandi i Madh e transferoi rezidencën e tij perandorake në brigjet e Bosforit. Sipas legjendës ishte vetë zoti, që iu shfaq Augustit në ëndërr dhe i tregoi vendin e kryeqytetit të ardhshëm. Me pretendimin e frymëzimit hyjnor, Konstandini i vendosi vetë kufijtë e qytetit të ri, duke i lënë pa mend bashkëkohësit, që shihnin atë hapësirë të pafund, e cila një shekull më vonë do të dukej tepër e ngushtë.
Dyzet mijë gotë morën pjesë në ndërtimin e Kryeqytetit të ri, për zbukurimin e të cilit nuk u kursyen thesaret e Romës, Aleksandrisë, Efesit, Antiokes dhe Athinës. Vëmendje i’u kushtua mbrojtjes së qytetit. Muri, që shtrihej prej bregut të Marmarasë në Bririn e Artë, e mbronte prej sulmeve tokësore. Në qendër të qytetit u ndërtua Milioni, vendi ku gjendej guri i parë miliar (gur miljesh në rrugët romake). Ai vend konsiderohej si qendra e botës. Dhe prej aty fillonte llogaritja e hapësirës së territoreve deri atëherë të njohura të Planetit. Katër harqe triumfi formonin një shesh katëror, me një kupolë përsipër, mbi të cilën qe vendosur Kryqi i vërtetë i Kryqëzimit të Krishtit, që Nëna Perandoreshë, Helena e kishte sjellë nga Jeruzalemi. Pak më në lindje, aty ku më parë ishte Tempulli i Afërditës, u ndërtua kisha e parë e madhe, Shën Irena, që nuk i kushtohej ndonjë shejtorje, por paqes së shejtë të Zotit. Disa vjet më vonë u ndërtua edhe Shën Sofia, kisha e mençurisë hyjnore. Qindra metra më larg, në drejtim të Detit Marmara u ngrit Hipodromi i Konstandinit, në qendër të cilit ngrihej “Kolona e Gjarpërit”, që Perandori e kishte marrë nga tempulli i Apollonit në Delf. Në anën perëndimore të Hipodromit ishte Lozha Perandorake, që lidhej me shkallare spirale me kompleksin e gjërë të salloneve, zyrave qeveritare, apartamenteve, banjove, e tjerë. Nga Milioni drejt perëndimit u ndërtua një Forum i mrekullueshëm oval me dysheme mermeri. Në qendër ngrihej një kolonë porfidi tridhjetë metra e lartë, e sjellë nga Helipoli i Egjyptit, që u vendos mbi një bazament mermeri gjashtë metra të lartë. Brenda kolonës kishte relike shumë të çmuara, që do t’i kishin lakmi të gjitha qytetet e botës të marra së bashku, ndër të cilat sopata me të cilën Noea kishte ndërtuar arkën; copat e bukës, me të cilat Krishti pati shuar urinë e njerëzve; shishja e pomadës e Maria Magdalenës dhe statuja e perëndeshës Athina, që Enea e pati marrë me vete, kur iku nga Troja. Ndërsa në majë ishte një statujë me trupin e Apollonit dhe kokën e Perandorit Konstandin, të rrethuar me një brerore rrezesh. Perandori me dorën e djathtë mbante skeptrin, ndërsa me të majtën një glob që kishte brenda një copë të Kryqit të Vërtetë.
Atëherë çfarë i mungonte Konstandinopojës për të qenë e barabartë me Romën? Atje kumbonte gjuha e romakëve dhe banorët e saj vazhdonin të quheshin romakë. Ja si e përshkruante Konstandinopojën një kryqtar, që mori pjesë në pushtimin e saj: “Që nga krijimi i botës nuk ka pasur aq shumë thesare, fisnikë, njerëz të pasur, as në Kohën e Aleksandrit dhe as në kohën e Karlit të Madh, as përpara dhe as prapa, dhe unë mendoj se në dyzet qytetet më të pasura të botës nuk kishte aq pasuri sa në Konstandinopojë. Grekët thonin se dy të tretat e pasurisë së botës ishin në Konstandinopojë dhe një e treta ishin shpërndarë nëpër botë”.
Konstandinopoja ishte e rrethuar me mure në pjesën e saj detare dhe një mur trefish në pjesën perëndimore. Për më shumë se njëmijë vjet, muret e Konstandinopojës e shpëtuan Perandorinë prej humbjeve, madje edhe prej zhdukjes së plotë prej armiqëve të saj të shumtë. Në fakt, muret e Konstandinopojës mbronin më shumë se Perandorinë; ato mbronin qytetërimin romako-bizantin. Qyteti ishte bërë prej kohësh shprehje e dëshirës konstandiniane për ndërtimin e Perandorisë së Krishterë Romake, e cila duhet të ishte shteti i të gjithë të krishterëve të botës, në kufijtë e mëparshëm të Perandorisë. Kisha dhe Shteti ishin bashkuar në një partneritet të pandashëm, që reflektonin rregullin hyjnor. Administrues i këtij rregulli ishte Perandori Romak, zevendës i zotit në tokë dhe “Apostull i Trembëdhjetë i Krishtit”, që sundonte si një autokrat i krishterë prej selisë së tij në Konstandinopojë. Konstandini e pati lënë punën e nisur në mes dhe ndër pasardhësit, Justiniani siguroi madhështinë konstandiane. Ai shpenzoi gjithë periudhën e vet të sundimit për realizimin e madhështisë romake.
Perandorët ilirë në Perandorinë Romake të Lindjes
Perandorët ilirë konsiderohen si themeluesit e Perandorisë Romake të Lindjes, por studiuesit nuk kanë rënë në një mendje se cili prej tyre konsiderohet perandori që themeloi Bizantin. Disa studiues e marrin problemin që nga rrënjët dhe i’a dedikojnë Dioklecianit ndarjen e shtetit romak dhe krijimin e Perandorisë së Lindjes. Sipas tyre, tetrarkia e Dioklecianit ishte ndarja e parë në pjesë e shtetit dhe që nga ajo kohë Perandoria Romake nuk pati kurrë një qendër të vetme. Të tjerë e lidhin Perandorinë e Lindjes me themelimin e Konstandinopojës, duke e quajtur Konstandinin e Madh si perandorin e parë Bizantin. Ndërsa një grup tjetër studiuesish nuk merret me shkaqet, por evidenton faktet historike, kohën kur Perandori Teodosi i Madh, (një sundues jo ilir i martuar me një princeshë ilire të shtëpisë perandorake Valentiniane) ua ndau shtetin dy djemëve të vet.
Shumë perandorë ilirë, pas Konstandinit të Madh, sunduan nga selia e tyre e vendosur në Romën e Re. Përmendim Konstancin II, Julianin, Jovianin dhe Valensin. Gjatë sundimit të tyre Perandoria vazhdonte të kishte dy qendra: Romën dhe Konstandinopojën dhe mbeti e pandarë, pavarësisht se të dy pjesët po largoheshin gjithnjë e më shumë prej njëra tjetrës. Zyrtarisht Perandoria u nda në kohën e Teodosit të Madh, midis dy djemëve të tij dhe që atëherë nuk u bashkua më.
Pas ndarjes së perandorisë Romake në dy perandori të veçanta, në fronin e Konstandinopojës janë ulur tetë ilirë të mëdhenjë, të famshëm si gjeneralë, burrështetas gjigandë, patriotë të flaktë, që i dhanë kësaj pjese të Perandorisë shkëlqim dhe romanitet, qytete të lulëzuara, shumë kështjella mbrojtëse, qendra kishtare të shquara me privilegje të veçanta.
Vdekja e Konstandinit
Konstandini festoi Pashket me 3 prill 337. Meqenese nuk ndihej mire shkoi ne Thermae Pythiae dhe pastaj ne Helenopolis, ku e kapen ethe te forta. Vdiq diten e Pentekotes, me 22 maj 337 ne Ancyra (Ankara), jo larg prej Nikomedise. Para se te vdiste mori pagezimin si i krishtere. Trupi i Konstandinit, i futur ne arkivol te arte dhe i mbuluar me purpurin imperial u varros ne Konstandinopoje, ne Kishen e Apostujve te Shejte, ku ishin pergatirur edhe dymbedhjete varret simbolike te dymbedhjete apostujve. Varri i Tij ne mes te apostujve ishte shprehje e deshires se Tij per tu shpallur i shejte dhe me i madhi njeri qe kishte jetuar mbi toke, domethene me i madhi i apostujve
Miti Konstandinian
Konstandini eshte padyshim burre i permasave te jashtezakoneshme. Ruajti me nder titullin “Victor” (Fitimtar). Nuk pati asnje humbje ne jeten e Tij.
Rikthyes i paqes. Vendosi qetesine qe nuk njihej qe nga sundimi i Perandorit Antonin ne vitet 138-161.
Shume i afte ne legjitimimin e pushtetit. Mbrojti me vendosmeri prejardhjen dinastike prej Perandorit ilir Klaudi II. Vete u martua me vajzen e Perandorit Maksimian dhe motren Konstantia e martoi me Perandorin Licinus.
Me revolucionin konstandinian u bene ndryshime rrenjesore ne shtet. Ndaloi persekutimin e te krishtereve, por per te ruajtur unitetin e Perandorise vete u be i krishtere vetem ne prag te vdekjes.
Konstandini qe nje legjislator i madh. Fale Kodeve te Theodosit (438) dhe Justinianit (529-534) kane arritur deri tek ne 360 ligje te Konstandinit.
Reformator i madh. Rikonstruktoi eliten. Zmadhoi Senatin e Romes nga 600 qe ishte ne 2000 antare, duke futur kriterin e meritokracise si kusht per te qene senator.
Ne fushen monetare dhe fiskale plotesoi sippermarrjen e Dioklecianit. Nen sundimin e Tij Bizanti i vogel u be Roma e Re (Qyteti i Konstandinit).
Konstandini eshte ndertuesi i objekteve me te medha te kultit te krishtere: Katedralet e Shen Pjetrit, Shen Sofise, Shen Gjonit. Ne Vendet e Shejta ndertoi Kishen e Lindjes, te Kryqezimit dhe te Ringjalljes se Krishtit.