Akil Gjakova ka çuar në piedestal xhudon kosovare në Grand Prix e mbajtur sot në Zagreb.
Në kategorinë 73 kilogramë Gjakova u tregua superior duke rrëmbyer medaljen e artë, transmeton Koha.net.
Ai në finale e mposhti xhudistin italian, Fabio Basile.
Kujtojmë se në gjysmëfinale ai kishte gjunjëzyar nënkampionin olimpik, Rustam Orujov nga Azerbajxhani.
Akil Gjakova ka mposhtur medalistin e argjendtë olimpik Rustam Orujov për të siguruar medaljen e argjendtë dhe tani është në finale u përball me Fabio Basilen dhe fitoi te arten.