Ballina Rajoni S’ka antarësim të shpejtë në NATO për Kosovën…!

S’ka antarësim të shpejtë në NATO për Kosovën…!

Nga Beqir Krasniqi – Prishtinë

Hashim Thaqi nuk merret vesh n’politikë m’sa lopa, gjithënjë duhet me ja “qelë sytë me gisht” dhe prap nuk kupton. Ai sot në një tubim me gazetarët, dhe me përfaqsuesit e vllezërve tonë nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci tha; “Kosova duhet të ngutet që ta përfundojë dialogun me Serbi, të antarësohet në NATO, dhe pastaj rruga për në Bashkimin Evropian, BE, është pak më e ngadalëshme”. Ky lopa Hashim Thaqi, nuk e ka kuptu ende se politikat e antarësimit në NATO tash do të shkojnë pothuajse paralel, dhe po vështërsohen sikurse ato të antarësimit në BE.

Kjo preferencë e NATO-s kaherë është vrejtur në lidhje me disa vende të vogla të Baltikut: Letonia, Latvia, dhe Estonia nën mbrojtjen e NATO-s. Por, para pak kohësh Presidenti Amerikan Trump, përmes komenteve të tijë në lidhje me antarësimin e Malit të Zi në NATO, e përsëriti po këtë mesazh se, NATO tani nuk e favorizon më antarësimin e vendeve të vogla me potencial konflikti – vetëm sa për t’u bërë barrë për NATO-n.

Deklaratat e NATO-s në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës – vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese, janë poashtu indicje tjera shtesë, se antarësimi i Kosovës në NATO nuk preferohet së shpejti, dhe nuk është hiq më afër se antarësimi në BE. Prandej, njëherit Kosova është me fat që mbrohet nga KFOR-i, se përndryshe antarësimi në NATO do të jet po aq i largët sa edhe ai në BE. Kështu që, Hashim Thaqi mos ta rrej veten dhe popullin e Kosovës për nevojën e ngutjes për dialog me Serbi, sepse antarësim të shpejt në NATO dhe BE për Kosovën nuk ka.