Nga Eshref Berisha – Kosovë
Sa her t’kreha mjekren e thime,
me thojt’e g’jata e t’mprehta
t’vujtjeve t’mija,
t’nxora gjak prej l’kuret,
Ti kurr’ nuk u ankove për dhime!
me thojt’e g’jata e t’mprehta
t’vujtjeve t’mija,
t’nxora gjak prej l’kuret,
Ti kurr’ nuk u ankove për dhime!
Tesh gjethet po t’bien…
edhe dje t’kan ra,
edhe neser kan’ me t’ra.
Po ti mos u ligshto…!
si nuk u ligshtove mije vite..
e i përballove mije stuhi!
Edhe n’se mbi tye
bien shkreptima e bubullima,
e nji dit patjetër do t’biesh…
T’lutem, rueje nji degë,
(edhe n’se e thyeme kjoft)
Ta shpërthesh vedin n’gjie…
E aty, t’ngjizet fara e nji sythi t’ri.
Për ket Arbëri.