Nga Hamit Aliaj – Mjeshtër i Madh
Në natën e mjegullave,një fener në mal:
Dikush kërkon dhinë e humbur
Qysh në vitin një
Herën e parë thërret emrin e dhisë,
Herën e dytë u thërret Shenjtëve,
Herën e tretë i thërret vetvetes
I thërret vetvetes,me mundë vetmitë
Dhe frikërat ,dhe natën,brenda njeriut
Jehonat e grykës,gur më gur
Përsëritin emrin e tij
Po kur emrin ta thërrasin gurë e dhe,
Je shenjt i shejtnuem,i thotë vetes
Njeriu i hupun ,me dhinë e mbetur në mal
E i harron shenjtnit,e harron dhinë,
Vetvetes i thërret ,sa hënë e ujkut dridhet,
E jehona u çon emrin e tij
Gurit e drunit e qiellit të mërdhimë
E turma përsërit emrin e jehonës,
E njerëzia dalin me fenerë në duar
Të presin shenjtin e tyre të ri…
E dhinë e humbur
E shpallin zanë mali !
Dhe…