Nga Reshat SAHITAJ
Në Shqipëri ekziston një numër i konsiderueshëm intelektualësh, të cilët e urrejnë popullin shqiptar, e veçanërisht kosovarët. Kjo shtresë pseudo-intelektualësh (pavarësisht që kanë diploma universitetesh) e mohojnë më dëshirë origjinën e tyre pellazgo-ilire për t’i fabrikuar biografitë e tyre dhe të figurave kombëtare që me gjakun e tyre e shkruanin historinë tonë të lavdishme. Do të ishte krejt normale sikur këta tipa të pistë të falsifikonin biografitë e veta personale, mirëpo këta nuk kënaqën me kaq dhe tentojnë t’i shtrembërojnë edhe faktet, ngjarjet dhe luftërat e përgjakshme për liri dhe pavarësi të gjeneratave të kaluara e deri në ditët e sotme. Kosovarët, a kanë gjak të përzier më sllavët, sipas Mustafa Nanos ? Që nga kohërat e lashta e gjerë më sot, janë bërë lëvizje të shumta të popujve në të gjitha vendet e botës, ku faktor ishin luftërat dhe krizat ekonomike dhe kushteve atmosferike të jashtëzakonshme. Çdo pushtues pas vrasjeve dha masakrave gjenocidale ka përdorur femrat e popullit të pushtuar për t’i shuar epshet e ushtarëve të tyre më dhunë e më dëshirë. Kur Persia e pushtoi tokat tona nga ana e detit, Dari kishte urdhëruar që të merrnin femrat shqiptare më të bukurat për t’i dërguar në vendin e tij për t’i përmirësuar gjenet e popullit të tij, sipas Herodotit, babait të historisë. Herodoti shkruan se ushtarët e Persisë ishin mahnitur më bukurinë e vajzave tona si dhe më shkathtësitë e tyre të cilat me një dorë e mbanin litarin për të tërhequr kalin, në tjetrën dorë mbanin veglat e punës për fushë e mbi kokë ushqimin. Mijëra vajza u dërguan në Persi dhe u martuan dhe krijuan ë familje atje. Pushtuesit sllavë po ashtu nuk i kursyen femrat tona kur dihet se mbi 80 vite sundoi Perandoria e Car Dushanit deri në Durrës e më larg. Më ardhjen e pushtuesve turq , perandoria e të cilëve zgjati pesë shekuj po ashtu femrat tona pësuan keq: u dhunuan, u vranë, u martuan me dhunë e dëshirë. Më ri-pushtimin e Kosovës deri në fund e luftës në qershorin e vitit 1999, serbët përveçqë na vranë, na dhunuan femrat më të bukura shqiptare, për të lënë farën e tyre në popullin tonë. Më deklaratën e Mustafa Nanos , ne nuk duhet të befasohemi, sepse secili shqiptar e di se serbët dhunuan jo vetëm femrat shqiptare, por edhe ato sllovene, kroate, e boshnjake. Gjatë periudhës së Jugosllavisë së Titos, një numër i madh shqiptarësh punuan si sharrëxhinj e punë tjera fizike në Serbi, e veçanërisht në Beograd. Në mesin e këtyre shqiptarëve sharrëxhinj ishte edhe babai im, i cili shpesh rrëfente në fshatin tonë për aventurat e dashurisë më gratë serbe të Beogradit. Është më se evidente se gjaku i serbëve dhe gjaku i shqiptarëve është i përzierë, mirëpo fëmijët e lindur në trojet shqiptare e kanë mentalitetin dhe karakterin shqiptar, siç e kanë fëmijët e lindur në trojet sllave mentalitetin sllav, pavarësisht lidhjeve të gjakut. Periudha kohore 1970-1981 mund të merret si periudhë ku meshkujt shqiptarë më shumicë kanë bërë dashuri më vajzat serbe që jetonin në Kosovë si dhe një pakicë e femrave shqiptare bënin dashuri më meshkuj serbë e disa nga ato femra sot janë intelektuale të njohura shqiptare. Meshkujt e asaj periudhe ende i vajtojnë dashuritë e tyre më femra serbe, e askush nuk e di sa fëmijë i kanë lindur ato. Pse ne shqiptarët kënaqeshim kur në medie shkruhej se Vuçiqi ishte djalë i Fahri Musliut? E, pse të nervozohemi nëse dikush tjetër në Kosovë mund të dalë se është djali i Milosheviqit, apo i ndonjë figure tjetër kriminele serbe ? Në njërin nga romanet e mia të mëhershme kam shkruar pikërisht lidhur me këtë kryqëzim gjakrash dhe në mes tjerash personazhi im interesohet për luftëtarët serbë trima për të cilët dyshohet se kanë gjak shqiptari dhe për grupin negociator kosovar dhe diplomatët tanë që mund ta kenë gjakun e përzier me serbë, ngase ne kurrë nuk kemi ditur diplomaci.
Në botë nuk ekziston komb i pastër Duhet të jemi të vetëdijëshëm se asnjë komb në botë nuk është me gjak të pastër, për shkak të shumë faktorëve politikë-ekonomikë. Vetë SHBA-ja është një përzierje e shumë racave njerëzore, ku secili individ e ndjen vetën amerikan. Në Francë, Angli ,Belgjikë… gjak i pastër francez e as anglez, mirëpo secili shtetas vetën e ndjen qytetar i shtetit ku jeton e për të cilin vend në rast nevoje edhe lufton. Në bazë të disa hulumtimeve shkencore mbi vazhdimësinë e AND-së të popullit ilir ka rezultuar se boshnjakët kanë më shumë AND iliriane sesa ne shqiptarët, mirëpo ata përveç gjuhës e kanë tjetërsuar karakterin, mentalitetin …. kurse ne shqiptarët i kemi ruajtur brez pas brezi gjer më tani. E tërë Evropa vuan nga nataliteti i shumë i ulët dhe po të mos ishin bërë lëvizjet e popujve këto dyzet vitet e fundit duke u shtuar më popullsi të bardhë të ardhur nga Polonia, Ukraina , Bosnja, Kosova …. kjo pjesë e botës perëndimore do të kishte qenë në krizën më të madhe të zhdukjes së racës evropiane. Globalizmi nuk e përfshin vetëm bashkimin e ekonomisë botërore, por edhe bashkimin dhe kryqëzimin e gjakut të racave e sidomos rëndësi i kushtohet shtimit të racës së bardhë nga se të tjerët shtohen vetvetiu. Inferioriteti i Mustafa Nanos dhe disa të tjerëve nga Tirana Një pakicë intelektualësh nga Shqipëria janë inferiorë që janë shqiptarë. Këta më çdo kusht dëshirojnë t’i falsifikojnë biografitë e tyre e të gjejnë lidhje të gjakut serb ose grek. Tipat e tillë janë mediokër, ngase pavarësisht fabrikimit artificial të biografisë për të dalë më origjinë sllave ose greke,populli tjetër nuk do t’i pranojë si të tyre. Këta do të mbeten në mes dy zjarreve dhe bëhen pengesë e dy popujve duke sajuar teori nga më të pistat për të treguar lojalitetin ndaj popullit që nuk i takon. Në këtë kontekst vlen të theksohet se sllavet kurrë nuk do ta pranojnë si të tyre Pandeli Majkon, i cili para pak kohësh deklaroi se Skënderbeu nuk ishte shqiptar. Çka i duhet Serbisë Pandeli Majko që ai të konvertohet në qytetar serb e të jetonte në Beograd?! Serbët dhe grekët kanë nevojë të madhe që Pandeli Majko dhe të tjerët të jetojnë në Prishtinë e Tiranë e të përhapin urrejtje, huti e dezinformata mbi popullin shqiptar se ne kurrë nuk ishim faktor i rëndësishëm dhe kurrë nuk luftuam për atdheun tonë. Detyra e tyre është të jenë në poste të larta shtetërore e mediale që shqiptarët të mos jenë krenarë që janë shqiptarë. Detyra e tyre është të zhvlerësojnë kulturën shqiptare, të zhvlerësojnë luftën e gjeneratave për liri shekuj me radhë e të lartësojnë kulturën sllavogreke duke i ngritur ne piedestal e madje ne shqiptarët të mendojmë se ata popuj i ka krijuar vetë Zoti.
Pse u ftua në Beograd Mustafa Nano? Në konferencën e organizuar nga agjencia e lajmeve serbe “Tanjug” dhe “ATSH” më temë : “Shqiptarë e serbë – si të ecët më tutje?” , u ftuan intelektualët nga Shqipëria dhe Serbia. Qëllimi i kësaj konference nuk ishte që të ecët më tutje në të mirën e shqiptarëve ose stabilizimin e relacioneve serboshqiptare, por thjesht zhvatjen e donacioneve evropiane nga një anë, dhe në ngritjen e urrejtjes kundër kosovarëve. Gjatë tërë kohës debati kryesor ka qenë problemi i shqiptarëve të Kosovës, të cilët nuk po pajtohen që edhe më tutje serbët të jenë okupues të trojeve shqiptare. Serbët gjatë tërë kohës kanë folur se si Kosova dhe Metohija është zemra e Serbisë dhe për këtë duhet të kontribuojnë edhe intelektualët nga Shqipëria që të ndikojnë të kosovarët që të pajtohen e të pranojnë okupimin kulturor dhe ekonomik e ushtarak serb. A ka menduar Mustafa Nano që Beogradi e ka ftuar për burrë të mire e mençur?! Jo është ftuar vetëm si një intelektual që ka pushtet mediatik për të bërë zhurmë. Serbisë nuk i duhet më shumë: zhurmë dhe rrëmujë. Në këtë takim është dashur të ftoheshin edhe disa intelektual nga Kosova të cilët paguhen nga Beogradi, mirëpo ende në Kosovë nuk ka intelektualë që do guxonin haptas të pranonin atë që guxojnë këta nga Tirana. Në Kosovë ende ka gjak shqiptari të papërzier dhe të tillët nuk do të bënin sehir siç bëhet në Shqipëri. Nëse do merrni ftesa joshëse nga Beogradi mos mendoni se jeni të mençur, por vetëdijêsohuni se jeni të dobët dhe pa dinjitet. Njerëzit kanë lindur në Francë dhe vetën e quajnë francez, pavarësisht origjinës nga kanë ardhur prindërit e tij. Njëlloj edhe më amerikanët. E ne shqiptarët e mohojmë vendlindjen e baballarëve tanë më dëshirë. Kjo duhet ndëshkuar! Sipas Nanos “Kosova është ‘gjylja e madhe’ në këmbët e marrëdhënieve shqiptaro-serbe”. Ka pasur disa reagime ndaj një qëndrimi tuajit në Beograd, në një konferencë të përbashkët serboshqiptare. Çfarë ishte kjo konferencë? Ishte një konferencë e organizuar nga “Tanjugu” dhe ATSH-ja, me titullin “Shqiptarë e serbë – si të ecet më tutje?”, në të cilën ishin ftuar intelektualë e studiues nga të dyja anët. Ishte i ftuar edhe i mirënjohuri dhe i kudogjenduri Eduard Kukan dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, i cili, meqë ra fjala, mbajti një fjalë që nuk më pëlqeu. Ishte një nga ato fjalimet e tij të zakonshme, ku mes rreshtave apo edhe në rreshta, vihej re makthi serb për Kosovën e humbur. Ishte një fjalim që mua nuk m’u duk në frymën që duhej të përcillte konferenca. (Kosova Sot)