Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel, tha se ka bërë gabime në interpretimin e fotografisë së futbollistit Mesut Ozil me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, por i mohoi akuzat për racizëm.Ozil dha dorëheqje nga ekpi kombëtar i Gjermanisë të dielën, duke kritikuar federatën, Grindelin, tifozët dhe mediat për, siç tha, racizëm ndaj njerëzve me rrënjë turke.
Ozil, vetë me prejardhje turke, e mbrojti daljen e tij në fotografi me Erdoganin, i cili në Gjermani shihet gjithnjë e më shumë si autoritar.
Grindel tha se i vjen keq që kritikat e federatës për fotografinë “janë abuzuar për slogane raciste”.
“Si president, është dashur të jem më i qartë: Çdo formë e armiqësisë raciste është e patolerueshme dhe e papranueshme”, tha Grindel.