Nga prof. dr. Zymer Neziri
Në ditën përmbyllëse të manifestimit ’’Ditët e Kulturës Shqiptare në Bavari’’, RFGJ, shoqata kulturore humanitare shqiptare ’’Ilirida’’ dhe shoqatat simotra të rrethinës së Mynihut, Gjermani, organizuan simpoziumin shkencor ’’550-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut’’. Simpoziumi u mbajt në Pilsting, më 7.7.2018. Pas fjalës së mirëseardhjes nga Ujkan Nikçi, kryetar i ’’Iliridës’’ dhe veprimtar i njohur i çështjes kombëtare, si dhe pas përshëndetjeve të z. Jozef Hopfensperger, kryetar i Bashkisë, dhe të konsujve z. Artan Henku nga Tirana e Naser Idrizi nga Prishtina, fjalën e hapjes e mbajti prof. dr. Frashër Demaj, anëtar korrespondent në ASHAK. Kumtuan: prof. dr. Frashër Demaj, Prishtinë, ’’Zotërimet e Kastriotëve, luftërat dhe përpjekjet e Skënderbeut për formimin e shtetit shqiptar’’; prof. dr. Konrad Clewing, Regennsburg, ’’Skanderbeg als albanisch-deutschsprachiges Missverständnis: die Aufnahme von Oliver Schmitts Lebensdarstellung Skanderbegs in Albanien’’; prof. asoc. dr. Teki Kurti, Tiranë, ’’Figura e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në optikën e shtypit të kohës’’; prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, Prishtinë, ’’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në tregime popullore’’. Interesimi ishte i madh. Salla ishte e mbushur me të pranishëm.
Me interes ishte edhe diskutimi i pjesëmarrësve: Refki Tafa, Lumni Nimani, Shpresa Berisha, Rexhep Nikçi, për nëpërkëmbjen e heroit të një populli të lashtë, Barleti dhe historianët, rilindësit dhe Skënderbeu, Kastriotët dhe Hilendari, mbrojtja me ligj e figurës së Skënderbeut, arkivat e Stambollit etj. Fjalën e mbylljes e mbajti prof. dr. Zymer U. Neziri. Pos simpoziumit, u organizuan kuizi i diturisë, ekspozita e librit shqip, ekspozita e ballinave të botimeve për Skënderbeun dhe u shfaq një program i pasur kulturor, kushtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, nga shoqëritë kulturore-artistike.
P.S. Falënderime të përzemërta për pritje vëllazërore: Ujkan Nikçi me familje, Fatos Mehmeti me familje, Sevdail Gashi, Shefkiu, Shpresa Berisha, Shkëlzen C. Kelmendi etj.